Gazeta më e madhe zvicerane: Çmimet rekord po ‘shtypin’ shqiptarët! Nafta, më e larta në Europë

Gazeta më e madhe zvicerane: Çmimet rekord po ‘shtypin’ shqiptarët! Nafta, më e larta në Europë

09:38, 02/07/2022
A+ Aa A-

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, shkruan se shqiptarët po paguajnë çmimin më të lartë në Europë për karburantet. Sipas saj, këto çmime të larta po i ‘shtypin’ shqiptarët.

“Në Zvicër, çmimet dihet se janë të larta, por edhe fitojnë shumë. Ndryshe është situata në Shqipëri dhe Kosovë. Çmimet atje po shpërthejnë aktualisht, por jo pagat”, shkruan gazeta.

“Në mbarë botën, çmimet po rriten për shkak të luftës në Ukrainë. Shumë mallra po shtrenjtohen edhe në Zvicër. Por falë të ardhurave mesatare të larta, ky nuk është problem për shumicën e zviceranëve. Në Kosovë situata është shumë më dramatike, që nga maji i vitit 2021, çmimet e ushqimeve bazë atje janë rritur me plot 12.5 përqind. Edhe në Shqipëri, produktet papritur kushtojnë shumë më tepër. Karburanti dhe ushqimet në veçanti janë bërë shumë të shtrenjta në të dy vendet”, shkruan Blick.

Profesori i ekonomisë, Mustafa Kadriaj thotë se çmimet për shqiptarët janë ekstremisht të larta, krahasuar me të ardhurat.

Sipas profesorit të ekonomisë, pagat në Zvicër janë rreth dhjetë herë më të larta se në Kosovë dhe në Shqipëri. Përveç kësaj, Zvicra ka një papunësi prej rreth 3 përqind, ndërsa në Shqipëri është 20 përqind dhe në Kosovë madje 30 përqind.

Pavarësisht pagave të ulëta, nafta kushton më shumë në Shqipëri sesa në Zvicër, shkruan gazeta.

Sipas Kadriajt, mesatarisht një shqiptar duhet të shpenzojë 20 përqind të të ardhurave ditore për një litër naftë. Sipas kësaj, çmimi i naftës në Shqipëri është më i larti në Europë në raport me pagat dhe i 17-ti në botë.

Gazeta thekson se shqiptarët nuk mund të bëjnë as pushime për shkak të çmimeve të larta.

“Për shkak të rritjes së të gjitha çmimeve, shumë shqiptarë dhe kosovarë nuk mund të përballojnë më pushimet verore. Çmimet e hoteleve në Shqipëri janë pothuajse dyfishuar këtë vit, pavarësisht premtimit të qeverisë shqiptare se nuk do të ketë rritje çmimesh”, shkruan Blick.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco