'Do të jemi aty'/ Brisida Shehaj: Të gjithë në protestë në 7 korrik

'Do të jemi aty'/ Brisida Shehaj: Të gjithë në protestë në 7 korrik

22:28, 01/07/2022
A+ Aa A-

Nënkryetarja e LSI-së në Tiranë, Brisida Shehaj, ka deklaruar se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut, të thirrur nga opozita.

Ajo u shpreh e sigurt se pjesëmarrja do të jetë e lartë dhe se të gjithë shqiptarët duhet të protestojnë përtej politikës.

“Mendoj se të protestuari është civilizim e ne do të mësojmë të protestojmë përtej politikës. Njerëzit e kanë humbur shpresën dhe nuk dalin të protestojnë, por mua realisht më janë mbushur sytë me lot kur pashë fillimin e protestës që dolën për çmimet, që pati një masivitet të frikshëm. Shpresoj që mos të jetë shumë e largët koha që shqiptarët të mblidhen dhe të protestojnë pa i thërritur politika. Shpresoj që të ketë shumë pjesëmarrje dhe jam e bindur që do të ketë shumë pjesëmarrje më datë 7, 07 ora 19:00. Ne do të jemi të gjithë aty”, tha Shehaj për Oranews.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco