Amnistia fiskale, eksperti i ekonomisë: Kam parë formularin, kriminelët përjashtohen

21:15, 01/07/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Bardhi Sejdarasi komentoi në emisionin 'Ekonomi Plus' me Klaudia Karabollin në Syri Tv amnistinë fiskale. Sejdarasi deklaroi se të gjitha figurat e krimit janë përjashtuar nga amnistia ndërsa shtoi se formularët që do plotësojnë qytetarët, shqyrtohen në disa faza.

"Ligji i ri i amnistisë fiskale nuk e respekton këtë kategori. Mund të keni bërë para me të gjitha figurat e krimit, e drejta e ligjit të ri, duhet të shkoni tek njësia, kërkon formularin.

Të njëjtën gjë e bën dhe emigranti online. Plotësimi i formularit nuk do të thotë amnisti. Ka 8 struktura të bashkëngjitura, nga Ministria e Financave, shiku, shqyrtohet formulari.

E kam parë vetë një të tillë, të gjithë elementët e figurave të krimit që kemi patur deri sot përjashtohen, që lidhen me pasurinë dhe deklarimin e pasurisë, deklarohen në këtë formular."-tha Sejdarasi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/07/2022 22:36

Nga cila anë e kandarit qëndron ky koqja?

Shto koment

Denonco