Soko: Ligji i amnistisë fiskale mundëson pastrimin e parasë në shkallë industriale! Do futen me miliarda euro

19:54, 01/07/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Ora:19 në SYRI TV me Juli Krisafin, eksperti i ekonomisë Pano Soko ka folur për projekt-ligjin e amnistisë fiskale, i cili sipas tij është formuluar për pastrimin e parave dhe për këtë nuk ka dyshim.

Soko ka theksuar se, në këtë moment me këtë projekt-ligj do të kemi një operacion të mirëfilltë pastrimi parash e cila do të kapi një shkallë industriale, do të kemi ndoshta edhe miliarda euro që do futen te ekonomia e pastër dhe të bardhë.

Soko: Ky projekt-ligj mundëson pastrimin e parasë në shkallë industriale. Nëse kemi pasur deri tani raste sporadike të cilët kanë arritur të përfitojnë nga institucionet që merren me pastrimin e parasë, në këtë moment me këtë projekt-ligj do të kemi një operacion të mirëfilltë pastrimi parash e cila do të kapi një shkallë industriale, do të kemi ndoshta edhe miliarda euro që do futen te ekonomia e pastër dhe e bardhë. Që të mos hallakatemi, do të ketë pastrim parash. Shuma që është caktuar është vendosur e tillë. Ligji nuk thotë se paratë e realizuara nga krimi nuk lejohen të pastrohen apo të futen në sistem apo paratë e realizuara nga korrupsioni. Ligji thotë se çdo kush që ka para mjafton të mos jetë funksionar publik etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco