Amnistia fiskale/ Gjokutaj: Ky ligj është një koperturë e shëmtuar për të pastruar asete kriminale!

19:41, 01/07/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Ora 19 në SYRI TV me Juli Krisafin, avokati Genc Gjokutaj ka folur për prapaskenat ekonomike-ligjore të amnistisë.

Avokati ka theksuar se ky ligj i amnistisë është një koperturë e shëmtuar nga ana e qeverisë dhe po fshehet qëllimi i vërtetë se përse është hartuar.

Sipas avokatit, tavani prej 2 milionë eurosh, nuk është një tavan i një marzhi qoftë edhe në të zezë pasi të gjithë e dinë se çfarë marzhi fitimi ka në Evropë dhe në vendet e zhvilluara në botë.

Gjokutaj: Kjo është një koperturë  e shëmtuar, bajate dhe e qepur trashë, gjoja për të shpjeguar qëllimin gjoja të këtij ligji të amnistisë fiskale. Pra tavani prej 2 milionë euro nuk është tavani i një marzhi fitimi qoftë edhe në të zezë. Të gjithë e dinë se çfarë marzhi fitimi në Europë edhe më tej.

Pra ky ligj është një tjetër fshehje e një qëllimit të vërtetë që kjo mazhorancë ndjek në ligj bërje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco