Taulant Balla i 'shqetësuar' për Gazment Bardhin: Çfarë të ka hyrë?

18:11, 01/07/2022
A+ Aa A-

Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit nuk mori vendim as sot për ministren për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka. 

Mbledhjen e ardhshme pritet të jetë e pranishme edhe vetë Xhaçka, bashkëshorti i të cilës është shpallur nga qeveria 'investitor strategjik'. 

Nuk munguan replikat, por as fërkimet gjatë mbledhjes, mes Taulant Ballës dhe Gazment Bardhit. 

Balla i ka kërkuar disa herë Bardhit të qetësohej, madje në një moment u tregua edhe i shqetësuar për të, duke e pyetur drejtpërdrejt: "Çfarë të ka hyrë? S'të kam parë ndonjëherë kështu..."

Pjesë nga replikat:

Taulant Balla: Na konfirmohet fakti që s’kemi të bëjmë me parashikimet e nenit 70 pika 3…

Gazment Bardhi: Këtë nuk e vendosni ju por Gjykata Kushtetuese..

Taulant Balla: Keni pak respekt, unë nuk ju ndërhyra! Nuk është korrekte, ju thoni gjithçka nuk ju ndërprera..

Lindita Nikolla: Mos ndërhyni, është duke folur kur të vijë radha juaj..

Taulant Balla: Merreni me qetësi këtë punë, e shoh që nuk e keni seriozisht. Mësohuni me rregulla. Po më ndërpreve dhe një herë tjetër kjo mbledhje ndërpritet.

Gazment Bardhi: Se vendosni ju orarin..

Taulant Balla: Dakord, por nuk shkon kjo gjë që bën. Qetësohu se na ka bërë dhe Saliu bashkëpunëtor..

Gazment Bardhi: Unë nuk jam bashkëpunëtor i Berishës..

Taulant Balla: Qetësohuni o djalë çfarë ke tani?

Gazment Bardhi: Më përmende Saliun..

Taulant Balla: Po unë e di që nxehesh nga Saliu, por ta mbaroj tani…

Balla nis fjalën, Bardhi i ndërhyn sërish...

Taulant Balla: Zonja kryetare, unë mendoj që zotëria duhet të qetësohet. Qetësohu. Ore çfarë të ka hyrë o vëlla?

Gazment Bardhi: Palumturia juaj më ka hyrë..

Taulant Balla: Unë e di se çfarë të ka hyrë…

Gazment Bardhi: Po problemi është që duhet të qetësohesh ti..

Taulant Balla: S’të kam parë ndonjëherë kështu! Ai po ndihet i vrarë, çfarë të bëjë i shkreti…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES01/07/2022 18:57

QE TE DY E DINI MIRE SE CFARE JU KA HYRE!! DO TA MBANI QE TE DY BRENDA NGA TE DYJA ANET, VETEM NESE NJERI E SHTYN TJETRIT ME SHUME I HYN!! QETESOHUNI O PEDERASTE MUTI SE TE DY DO TA HANI BRENDA!!!

Shto koment

Denonco