I dha pronën publike Xhaçkës, Shehaj thirrje drejtësisë: Rama dhe ministrat nuk janë të paprekshëm

I dha pronën publike Xhaçkës, Shehaj thirrje drejtësisë: Rama dhe ministrat nuk janë të paprekshëm

17:36, 01/07/2022
A+ Aa A-

Deputeti i PD-së Agron Shehaj ka reaguar sërish në lidhje me skandalin e investitorit strategjik, ku kryeministri Edi Rama i ka dhënë tokë publike burrit të ministres Olta Xhaçka në Dhërmi.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj i ka bërë thirrje drejtësisë të veprojë pasi është shkelur hapur Kushtetuta.

Sipas Shehajt, në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Rama pranon se, veç të tjerave, i ka dhënë ministres së tij Xhaçka, pronën publike në përdorim.

Rama dhe Xhaçka shkelën haptas Kushtetutën dhe Ligjin.

Drejtësia duhet të tregojë se në një vend ku sundon ligji, Kryeministri dhe ministrat nuk janë të paprekshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani01/07/2022 19:02

OPOZITA DUHET TA VENDOSE NE PROGRAMIN E SAJ SI PREMTIMIN ME TE MADH PER POPULLIN SHQIPTAR: TE GJITHA PRONAT E GRABITURA GJATE KETYRE VITEVE NGA SUNDIMTARET E SULLTANATIT TE SURRELIT DO TE SEKUESTROHEN NGA SHTETI, HAJDUTET DO TE BURGOSEN PERJETE, DHE PRONAT DO T'I KTHEHEN SHTETIT DHE PRONAREVE TE TYRE TE LIGJSHEM, PA MESHIRE, PA KOMPROMIS DHE ME LIGJ!!! ASKUSH NUK DO T'I GEZOJE DOT PRONAT E SHTETIT, TE POPULLIT DHE TE PRONAREVE!!! TE GJITHE HAJDUTET E PRONAVE TE SHTETIT DHE E BUXHETIT TE SHTETIT DO TE DENOHEN ME BURGIM TE PERJETSHEM, NE NJE NGA ISHUJT E SHQIPERISE, QE DO TE JETE BURGU VIP I SIGURISE SE LARTE 42 BIS!!!

Shto koment

Denonco