Burri 'strategjik' i Xhaçkës, Koka: Ministrja në konflikt interesi, të japë dorëheqjen! Protestoni më 7 korrik

16:50, 01/07/2022
A+ Aa A-

Gazetari Bledian Koka i ftuar në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv komentoi protestën e thirrur nga Berisha më 7 korrik ndërsa diskutoi edhe për heqjen ose jo të mandatit të ministres Olta Xhaçka, pasi bashkëshorti i saj u shpall investitor strategjik.

Sipas Kokës rasti i Olta Xhaçkës është një kupë e mbushur dhe derdhur shëmtuar në shkelje të parimeve të ndarjes së pushteteve dhe në konflikt të hapur interesi.

Ajo që shikoja në Komisionin e Mandateve ishte një rrotullim gjuhe. I bëri bisht, se ministrja nuk akuzohet për fondet publike, por në konflikt të hapur interesi.

Në asnjë rast ministret nuk duhet të jenë pjesë e një kabineti që merr vendime për familjarë e të afërm të tyre.”-tha Koka.

Më tej ai deklaroi se qeveria ka marrë vendim më 3 shkurt të këtij viti për ta trajtuar si investitor strategjik kompaninë e bashkëshortit të Olta Xhaçkës, për rrjedhojë, Xhaçka duhet të japë dorëheqjen.

“E konfirmoi vetë Artan Gaçi. Fakti që zonja është pjesë e një kabineti që ka marrë vendim për bashkëshortin e saj, ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen.

Mund të ishte deputete, por jo ministre, i jep një nga plazhet më cilësore dhe më të mira që ka jugu i vendit. I krijon facilitete atij.”-tha Koka.

Gazetari tha më tej se gjuha e kryeministri Rama në Bruksel ishte skandaloze ndërsa shtoi se ai la një shije të keqe dhe përfaqësimi aspak dinjitoz i mbetet Shqipërisë edhe pasi ai të largohet.

“Zëri i Shqipërisë është dëgjuar shumë herë, edhe në 2013 kur duhet të çeleshin negociatat.

Ishte zëri i Ramës që bllokoi tre ligje të dikurshme, u shtuan kushtet. Nuk kemi ende një analizë nëse i kemi plotësuar apo jo.

Më mirë nën tutelën e BE-së për tu reformuar se një Shqipëri jashtë saj. Retorika e Ramës krijon konflikte të panevojshme.”-tha Koka.

Sa i përket protestës së thirrur më 7 korrik nga Berisha, Koka tha se qeveria me protestë bie dhe protestat duhet të jenë të vazhdueshme.

"Burri i minstres investitor strategjik, qytetarët largohen. Nuk duhet të largohen por të ngulen në shesh për të rrëzuar kasaphanën."-tha Koka.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco