Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë bashkëbisedim online me shqiptarët nëpër botë, i pranishëm dhe Berisha

Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë bashkëbisedim online me shqiptarët nëpër botë, i pranishëm dhe Berisha

14:58, 01/07/2022
A+ Aa A-

Në përgatitje të protestës së 7 Korrikut, Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë dhe kreu i PD-së, Sali Berisha do të zhvillojnë një bashkëbisedim online me shqiptarët nëpër botë.

Bashkëbisedimi do të zhvillohet në orën 20:00 me orën e Tiranës.

Më poshtë reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Të dashur miq, 

Nëse jetoni jashtë vendit, kam kënaqësinë t’ju ftoj në një bashkëbisedim online mbi zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe sfidat e diasporës shqiptare. 

Jeni të ftuar të merrni pjesë me mesazhet dhe pyetjet tuaja kudo ndodheni, në Europë, ShBA apo Australi.
Lidhjen do ta bëjmë nga selia qendrore e Partisë Demokratike bashkë me përfaqësues të Frontit për Shpëtimin Kombëtar.

Ju faleminderit! 

Tiranë, Bruksel, Berlin – ora 20:00
Londër – ora 19:00
Nju Jork – ora 14:00
Teksas – ora 13:00

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco