Pallati i Brigadave me koncension sekret, PD: Rama e ndan pasurinë kombëtare sipas oreksit

Pallati i Brigadave me koncension sekret, PD: Rama e ndan pasurinë kombëtare sipas oreksit

14:45, 01/07/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka denoncuar sot dhënien në sekret të plotë nga qeveria, me koncesion, të një pasurie tjetër kombëtare siç është Pallati i Brigadave. Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në PD ka hedhur dritë me terrin e kësaj kontrate për rezidencën mbretërore, më pas qeveritare, që pati të njëjtin fat si parku kombëtar i Butrintit.

“Kompleksi që u ndërtua si rezidencë mbretërore, u shndërrua në Pallat të Brigadave, dhe në fund rezidencë qeveritare, tani do të bëhet “Belvederja e oligarkëve”, - tha Balliu para medieve.

 “Qeveria ka vendosur, në mënyrë aspak transparente, madje sekrete, që të kalojë në menaxhim privat, për 20 vjet, një pasuri publike. Duke imituar, si modelin e koncesionit të Butrintit, ashtu edhe shkeljen dhe paligjshmërinë e tij, qeveria nuk ndalet në marrëzinë për të urryer çdo gjë publike, dhe në babëzinë për të fituar personalisht nga çdo asset i përbashkët kombëtar.

Partia Demokratike thekson fort, se nuk ka në botë një model të tillë të leasing-ut të pasurive publike, dhe kjo është një shpikje e Ramës, e cila kënaq egon pseudo-artistike të tij dhe rrethin e ngushtë të përfituesve.

Ku ka heshtje ka edhe një hile, dhe asgjë tjetër veç hiles nuk e shpjegon mbajtjen sekret, mos konsultimin, as me ekspertët, dhe as me publikun.

Për asete kombëtare duhet konsultim kombëtar.

Kryeministri shpall konsulta të rrejshme për deçiftimin e Shqipërisë nga Maqedonia e veriut, vendim në të cilin shqiptarët kanë zero tagër. Kur vjen puna te pasuritë, që janë të tyret, dhe për të cilat u takon mendimi dhe vendimi, ai i shpërndan sipas oreksit dhe në fshehtësi.

Partia Demokratike i kërkon publikut të mos bjerë në kurthin e propagandës se “Pallati po hapet për njerëzit”.

Pyetjet janë dhe mbeten: Pse pa konsultë? Pse me procedura të fshehta? Kush do jenë menaxhuesit? Dhe, a janë të përfshirë ‘të dyshuarit e zakonshëm’ në këtë projekt, që ngjan si asgjë më pak se afera korruptive e radhës," nënvizoi Kleviz Balliu.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Yuri03/07/2022 00:13

Kill bill

Shto koment

Denonco