Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

VIDEO/ Nuk i pëlqeu pyetja për Xhaçkën, Rama ‘fut në riedukim’ një tjetër gazetar

14:22, 01/07/2022
A+ Aa A-

Edi Rama ka ‘futur në riedukim’ një tjetër gazetar, Klevin Muka, pas pyetjes që ky i fundit i drejtoi ministres Olta Xhaçka.

Gazetari: Zonja ministre kam një pyetje vetëm për ty, në 29 prill ka hyrë në fuqi kodi i ri etik për këshillin e ministrave i cili ndalon dhe parashikon sanksione deri në largim nga detyra për ministrat që e shkelin. Një nga pikat është që ministrat nuk duhet të takohen me biznesmenë dhe të takohen vetëm në kushte kur janë në prani të dy punonjës të administratës. Ju e keni zbatuar këtë pikë, a e keni takuar bashkëshortin tuaj biznesmen dhe investitor strategjik nënë shoqërinë e punonjësve të administratës apo e keni shkelur?’.

Rama: Tani dëgjo, tani këtu përgjigjen do ta jap unë, do kalosh në rieduktim si Ambrozia në tre muajt e ardhshëm, nuk je i mirëseardhur në asnjë konferencë shtypi.

Gazetari: Zbatimi i kodit etik për çfarë është bërë? Kodi etik a do zbatohet apo jo, nuk e kuptoj se çfarë ka këtu, ju e keni thënë që do ketë sanksione, e keni thënë kur keni prezantuar kabinetin e ri qeveritar.

Rama: Kjo është një tjetër shkelje e kodit etik të gazetarit në një konferencë shtypi, që vazhdon me mikrofon dhe mban fjalime, dhe po të them që siç e pe me Ambrozia, komunikimi ishte perfekt… për pyetje të përsëritura pa asnjë etikë, ka një proces që quhet rieduktim, tre muaj, përgjigjen e radhës do ta marrësh pas tre muaj, në konferencën e tetorit je i mirëpritur dhe shpresoj dhe i riedukuar për të marrë përgjigje.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Daj Jaku01/07/2022 20:44

Problemi është se kush do riedukojë riedukuesin…

EO01/07/2022 19:04

S'ka pasë hallin e ministres, por sikur pyetja të vazhdonte për KM nëse e takon L-në në prani të dy punonjësve....

Shkodran01/07/2022 15:25

Me burre baxhell dhe burracak genjeshtar se ty o Edi Rama nuk ka. Frikacak i hijes tende...

Shto koment

Denonco