Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Investigimi i 'RAI 3', pse është friksuar Edi Rama?

VËZHGIM-SYRI TV/ Të moshuarit në 40 gradë, radhë te Posta për të marrë pensionin!

13:27, 01/07/2022
A+ Aa A-

Data shënon 1 korrik dhe SYRI TV është ndalur në një prej postave të kryeqytetit, ku tërhiqen pensionet Të bën përshtypje se një numër i madh pensionistësh presin në radhë në orarin e drekës në temperature të larta që janë në maksimumin e tyre.

Dy pyetje iu drejtuam të moshuarve, se sa kohë kishin që prisnin dhe a u dilnin ato para që do të merrnin me çmimet që po rriteshin.

“As bëhet fjalë. Për 50 mijë lekë pension që unë marr, shkoj tek varret në Tufinë me këmbët e miat! Çfarë të bëj?!”

“Unë kam gjysmë orë që pres, ujë më djersë, sëmurë... Do të presim, se çfarë do të hamë?! Po të kisha lekë, nuk do të vija këtu që ditën e parë të zija radhën në diell.”

“Aq kam dhe unë, gjysmë ore që pres.... Edi Rama ne me pension “na kënaqi”.

Ndiqni kronikën e plotë.   

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco