Programi i Maturës Shtetërore/ Qendro: Kjo pikë nuk ka një bazë ligjore dhe shkel të drejtat themelore të njeriut

Programi i Maturës Shtetërore/ Qendro: Kjo pikë nuk ka një bazë ligjore dhe shkel të drejtat themelore të njeriut

12:52, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se 7 korriku do të jetë protesta më e madhe e organizuar nga opozita.

Gjatë një takimi me gratë demokrate, Berisha tha se kjo protestë do te çelë sezonin e protestave kundër rregjimit të Edi Ramës.

Berisha tha se fitorja do të kalojë nga gratë dhe vajzat dhe u bëri thirrje atyre që të kandidojnë në primaret për zgjedhjet lokale.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' për të folur më shumë në lidhje me këtë takim ishte Genta Qendro, avokate.

Qendro vuri theksin tek problematikat mbi programin e maturës shtetërore.

“Kjo është një padrejtësi dhe e argumentoj të tille dhe ju adresohet të gjithë maturantëve, dhe jo vetëm të 2022 por dhe për vitet e kaluara. Unë si avokate dhe si prind ngrej zërin për këtë pikë të rregullores. Është pikërisht pika e 11 e nenit 26 të rregullores për zhvillim e maturës shtetërore. Është një pikë ndihmuese por që njëkohësisht nuk ka një bazë ligjore dhe shkel të drejtat themelore të njeriut.

Jemi në një kohë shumë të shkurtër, diku nga mesi i korrikut do dalin edhe formularët tek të cilët maturantët do të shprehin dhjetë preferencat e tyre për të drejtat e studimit që duan të vazhdojnë, aty ku kanë planifikuar dhe ëndërruar të shkojnë dhe kjo periudhë e shkurtër mbase nuk do arrijë të shfuqizoje këtë nen të kësaj rregulloreje dhe tu japë mundësinë maturantëve të fitojnë të drejtën e tyre por jam optimiste se nëse nuk arrihet për këtë brez, të shërbejë si një nismë për vitet e tjera”, u shpreh ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco