Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

Berisha: Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën

12:53, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme mundësinë e hapjes së negociatave me BE-në dhe ndikimin që do ketë një vendim i tillë te protesta. Berisha tha se ky vendim nuk do e pengojë protestën, madje do e motivojë.

“Përkundrazi. Do ishte një frymëzim i madh për protestën. PD ka bërë thirrje dhe bën thirrje për hapjen e negociatave. Po pse? Sepse në procesin e negocimit, fuqia e BE-së do mund të ndihmojë shumë më fuqishëm në rrënimin e regjimeve autokratike

Sot ka një konsensus universal që regjimi i Tiranës është një autokraci elektorale. 

Prandaj kam bërë dhe do bëj thirrje që BE të hapë negociatat, edhe nëse Maqedonia dhe Bullgaria të mos bien dakord. Nuk është produktive binjakëzimi. Nuk kam qenë dhe nuk jam as tani. Nuk arrij ta konceptoj. Vendet janë vende të pavarura dhe të veçanta.

Le të urojmë se vendimi i Bullgarisë t’i japë përgjigjen më të mirë dhe të shpresojmë që edhe Maqedonia e Veriut të arsyetojë se zhbllokimi i procesit ka qenë një vullnet i mirë.

Hapja e negociatave do e motivojë edhe më shumë protestën,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco