Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Rama po zbaton doktrinën shkatërrimtare të Sorosit për drogën

Legalizimi i kanabisit/ Berisha: Rama po zbaton doktrinën shkatërrimtare të Sorosit për drogën

12:44, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat komentoi në konferencën për shtyp edhe projektligjin për legalizimin e kanabisit. Sipas tij, kjo nismë është në zbatim të doktrinës së Sorosit.

“Kategorikisht kundër. Për PD-në, legalizimi i kanabisit është krim dhe vetëm krim. Kjo do të thotë të shpallësh veten Eskobar i Europës.

Edi Rama e bën këtë në zbatim të doktrinës së George Soros. Soros është miliarderi që i ka kërkuar OKB-së, së bashku me një president të Amerikës Latine, që të ndërpritet çdo lloj lufte kundër drogave, pacaka se në SHBA vdesin çdo ditë 273 persona nga droga.

Edi Rama tani, në zbatim të kësaj praktike, deklaron se po legalizon kanabisin. Kjo është një damkë e madhe që i bëhet vendit. Kjo është një mbështetje e fuqishme për krimin dhe pas kësaj ai ka deklaruar se do pyesë PS-në nëse do lejojë haptas përdorimin e saj. Anketa është gjithmonë e PS-së.

Rama po bën gjithçka që të shkatërrojë qenien dhe identitetin e shqiptarëve dhe ky është një motiv i madh për protestat,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco