Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

Kriza/ Berisha: Akt skandaloz në parlament! Rama nuk ndihmon qytetarët, por klientelën e tij

Kriza/ Berisha: Akt skandaloz në parlament! Rama nuk ndihmon qytetarët, por klientelën e tij

12:16, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha në konferencën për shtyp se në kulmin e krizës, Edi Rama nuk po ndihmon qytetarët, por klientelën e tij.

“Ky popull po injorohet nga regjimi autokratik i Edi Ramës njëlloj si një diktaturë e vërtetë. Akti i djeshëm në parlament, tejkalonte edhe imagjinatën.

Dje Rama me ligj vendosi që qindra miliona euro të fituara duke pirë gjakun e shqiptarëve me bordet e shushunjave, duke rritur çmimet, qindra milionë euro që u fituan nga shtimi i taksës së vlerës së shtuar për shkak të rritjes së çmimeve, në vend që t’u riktheheshin atyre që kanë problem kafshatën e gojës, atyre që nuk blejnë dot ilaçe për shkak të çmimeve, atyre që po u falimentojnë bizneset dhe fermat, Edi Rama i shpërndau me klientelën e tij. Ia dha një grupi kompanish ndërtimi që kanë fituar tendera me 99.99 përqind të vlerës si kurrë ndonjëherë.

Ata, të cilët kanë fituar tenderat me çmimet më maksimale, kanë marrë bonusin për ta ndarë me Ramën.

Nuk ka akt më cinik dhe çnjerëzor se ky. Një dekret i pashembullt. Çdo vend ndihmon njerëzit në nevojë në këto situata. Në Shqipëri ndodh e kundërta. E dënova dje në parlament, e dënoj edhe sot këtu para jush.

U bëj thirrje qytetarëve që këtë qëndrim cinik, këtë shpërfillje absolutisht të dënueshme të Edi Ramës dhe qeverisë së tij ndaj tyre, ta shndërrojnë në një revoltë të fuqishme qytetare më datë 7 në orën 7.

Të bëjnë që zëri i qytetarëve të dridhë nga themelet këtë regjim autokratik, kleptokratik, të bazuar mbi vjedhjen, drogën dhe krimin,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco