Deda mbi protestën e 7 Korrikut: Është vetëm fillimi

Deda mbi protestën e 7 Korrikut: Është vetëm fillimi

12:00, 01/07/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se 7 korriku do të jetë protesta më e madhe e organizuar nga opozita.

Gjatë një takimi me gratë demokrate, Berisha tha se kjo protestë do te çelë sezonin e protestave kundër rregjimit të Edi Ramës.

Berisha tha se fitorja do të kalojë nga gratë dhe vajzat dhe u bëri thirrje atyre që të kandidojnë në primaret për zgjedhjet lokale.

E ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv, për të folur më shumë në lidhje me këtë takim dhe jo vetëm, ishte Nora Deda, Doktore e Shkencave Sportive/ pedagoge dhe ish-volejbolliste e Kombëtares Shqiptare.

"Të them të drejtën ne i jemi bashkuar protestës për të dhënë një kontribut qytetar për shumë arsye. Personalisht mund të them që ndërgjegjia për mua është organ jetik që më udhëheq në jetë dhe sot më shumë se kurrë e ndjej që t’i bashkohem protestës si mundësia e fundit. Si unë, si njerëzit e tjerë, e gjithë masa, të jetojmë të lirë me të drejta të plota në vendin tonë" u shpreh ajo.

Deda tregoi gjithashtu se ky angazhim për të, nuk do të mbarojë me datën 8 korrik:

“Jo, nuk do mbarojë me 8 korrik, është vetëm fillimi dhe jam shumë e lumtur”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco