Berisha tregon pamjet: I bie të fikët në radhë, duke pritur të marrë pensionin!

Berisha tregon pamjet: I bie të fikët në radhë, duke pritur të marrë pensionin!

11:54, 01/07/2022
A+ Aa A-

Shtresa më e keqtrajtuar në Shqipëri, ajo e pensionistëve, vazhdon të durojë në heshtje mungesën e plotë të shërbimeve shtetërore dhe të përkujdesit, pasi kapaku iu vu më 1 majin e sivjetshëm, kur një pjesë e mirë e tyre u kaluan në portalin e-Albania.

Njeri shërbim, që të vjetërve iu intereson më shumë, ka mbetur në fuqi si më parë: marrja e pensionit në sportelet e postës shqiptare, po sipas datave të caktuara.

Pritja në radhë në temperatura të larta ka shkaktuar një situatë të trishtë dhe indinjuese si kjo këtu në video, publikuar sot nga Kryetari i PD-së, Sali Berisha.

“Pensionistit i bien të fikët në radhë duke pritur të marrë pensionin para postës”, komenton Berisha mbi videon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco