Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me ministrin, revoltohet edhe Xhafaj

Harta gjyqësore/ PD kërkon dëgjesë me ministrin, revoltohet edhe Xhafaj

11:00, 01/07/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka kërkuar dëgjesë me Ministrin e Drejtësisë Ulsi Manja, KLGj, KLP dhe Dhomën Kombëtare të Avokatëve për hartën e re gjyqësore.

Kërkesën e bëri deputetja Dhurata Çupi këtë të premte në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve.

“Kërkojmë të dimë datën kur do të zhvilohet seanca dëgjimore me KLGJ, KLP, Ministrin e Drejtësisë dhe Dhomën Kombëtare të Avokatisë. Siç dihet sot qytetarët nuk përfaqësohen në procese gjyqësore pasi Dhoma e Avokatisë nuk merr pjesë në gjyqe. Është çështje sensitive dhe duhet të njihen qytetarët me datën e dëgjesës dhe marrjen e masave”, tha Çupi.

Pas kërkesës së PD, kryetarja e Komisionit Klotilda Bushka tha se do të rakordohet që dëgjesa  të zhvillohet në datën 11 ose 12 korrik.

Më herët gjatë ditës së sotme, edhe kryetari i Shoqatës së Avokatëve Penalistë, Saimir Vishaj bëri me dije se shoqataj do t’i drejtohet Manjës që të kryejë rolin e negociatorit midis avokatëve dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Harta e re gjyqësore parashikon në total 13 gjykata të shkallës së parë, 2 gjykatë administrative dhe shkrirjen e gjykatave të apelit në një të vetme. Avokatët i kërkojnë qeverisë të mos e miratojë këtë skemë.

Ndërkohë edhe ish-ministri i Brendshëm, njëherësh deputet i PS, Fatmir Xhafaj, është shprehur me tone të ashpra në Komisionin e Ligjeve ditën e sotme, teksa tha se është shqetësuese situata me avokatët, të cilët prej ditësh janë në grevë. Ai tha se për këtë çështje është në shkelje të ligjit Ministria e Drejtësisë dhe KLGJ.

"Prej ditësh ka një grevë totale të avokatëve. Përtej asaj se çfarë mendon Ministria e Drejtësisë dhe Këshilli i Lartë Gjyqësor, ne jemi këtu përfaqësues të qytetarëve. Kjo duhet të na shqetësojë dhe jemi ne që duhet t'i vëmë ata në presion. Edhe ministria edhe KLGJ janë në shkelje të rëndë të ligjit për këtë çështje. U bë dy javë që nuk ka gjyqe. Njerëzit presin avokatët. Situatës që kemi ne në sistem, i shtojmë edhe faktorë të kësaj natyre. Nuk kanë lidhje momentet që bëjnë institucionet me seancën dëgjimore. Ky debat që bëjmë ne këtu mund të bindë avokatët që të tërhiqen, mund të bindi KLGJ të tërheq propozimet, mund të na bindë dhe në që ka të drejtë këshilli dhe ministria dhe u themi avokatëve që s’keni të drejtë, dhe u japim një përgjigje. Duhet përshpejtuar ky proces".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco