Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi

10:29, 01/07/2022
A+ Aa A-

Nga Ervin Salianji/

Qeverisjen e Ramës më shumë se gjithçka e personifikon kanabisi dhe lidhja simbiotike me krimin! E mbronte me fanatizëm dhe me propogandë kanabizimin e Shqipërisë duke mohuar haptaz faktet e pakundërshtueshme që denonconim thuajse përditshëm.

Tanimë qeveria po bën fakt ligjërimin e prodhimit të drogës dhe trafikimin lehtësisht ku në çdo rast gjoba parashikohet si dënimi më i ashpër!

Kjo politikë e ndjekur ka sjellë pasoja tepër të rënda, n ë gjëndjen e kriminalitetit në Shqipëri, ku përditë raportohen krime, vrasje, tritol! Kjo politikë ka bërë që sot afër shkollave më lehtësisht gjen kanabis se çokollata!

Ky projekt bashkë me projektin për amnistimin e parave të pista e kthen Shqipërinë nën sovranitetin e plotë të kontigjentëve kriminalë!

Ditën kur Bashkimi Europian angazhohet maksimalisht për të rrugën e Shqipërisë për çeljen e negociatave, Edi Rama dhe qeveria e tij nxjerrin për konsultim ligjin për kanabisin. Shqiptarët duan europën por Edi Rama ka tjetër rrugë!

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco