‘PD organizoi grupet e punës për 7 korrikun’/ Këlliçi i përgjigjet Korreshit: S’duhet njoftim për të bërë detyrën

‘PD organizoi grupet e punës për 7 korrikun’/ Këlliçi i përgjigjet Korreshit: S’duhet njoftim për të bërë detyrën

21:59, 29/06/2022
A+ Aa A-

Partia Demokratike ka publikuar sot grupet e punës për protestën e 7 korrikut, ndërsa në lista janë përfshirë emrat e deputetëve demokratë, të cilët edhe pse nuk kanë qenë pjesë e proceset e rithemelimit të partisë. 

Deputeti Belind Këlliçi i është përgjigjur pretendimit të kolegut Saimir Korreshi, i cili ironizon vendimin e demokratëve, duke shtuar aludimet se deputetët nuk janë njoftuar për listat.

Për sa i përket këtyre aludimeve, Këlliçi ka sqaruar se deputetët e PD-së janë caktuar të bëjnë detyrën, pasi theksoi se për këtë edhe janë votëbesuar.

Këlliçi: I bie që një deputet që është i ngarkuar për të përfaqësar qarkun dhe zonën ku ka dalë deputet, i bie që nuk paska njoftim për detyrën që ia kanë mandatuar demokratët. Është procedurë standarte.

Kryesia, deputetët i ka shpërndarë në zonën ku janë zgjedhur. Ose si në rastin e zotit Paloka, ka kërkuar të jetë në Tiranë dhe Bylykbashi në Durrës. Patjetër është marrë një vendim unanim për t’ja respektuar këtë kërkesë”, u shpreh ai në emisionin “Noë” me Erla Mëhillin, ndërsa komentoi edhe deklaratën e Korreshit.

“Nuk e gjykoj këtë. Zoti Korreshi njihet për natyrën e batutave, të humorit. Por zotin Korreshi nuk e mohon njeri që është demokrat, i zgjedhur deputet me votat e demokratëve të Lushnjes dhe besoj se dhe demokratët e Lushnjes e presin të jetë në krye të punës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco