Amnistia fiskale/ Eksperti: Qeveritarët duan të legalizojnë paratë e korrupsionit që mos t’i kapi njeri nesër

21:58, 29/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Azmi Stringa komentoi në emisionin 'Këndi i Pano Sokos' në Syri Tv draftin për amnistinë fiskale. Ai deklaroi se politikanët shqiptarë duan të legalizojnë gjithçka që kanë bërë ndërsa shtoi se FMN është kundër amnistisë fiskale.

Sipas ekspertit të ekonomisë me amnistinë fiskale do legalizohen paratë e përfituara nga aktivitete kriminale dhe pastrimi i parave. Ai theksoi se politikanët e kanë kuptuar se ‘rripi’ po shtrëngohet dhe po kërkojnë të legalizojnë paratë e korrupsionit që nesër mos t’iu kërkojë askush llogari.

“Aty nuk flitet për burimin si i ke krijuar paratë. Shumë mund t’i shpërndajnë paratë. Si do e zbulojmë ne që këto para nuk janë të ardhura nga aktivitetet kriminale apo pastrimi i parave. Si do ta vërtetojmë?

Politikanët shqiptarë e kanë kuptuar se po shtrëngohet rripi dhe duan të legalizojnë çdo gjë që kanë bërë, që mos të kenë mundësi nesër t’i kapi njeri sepse janë të pastruara me ligj.

Edhe biznesmenët e mëdhenj. Qëllimi i madh për të cilin nuk flitet, armën tonë më të thjeshtë dhe më të fortë që mund të zbatojmë për t'i nxjerrë jashtë loje, po ja heqim fuqinë shtetit shqiptar. Po heqim armën më të thjeshtë në zbatim"-tha Stringa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco