Vasili: Mafia qeveritare ka plaçkitur Shqipërinë! Protestojmë në 7 korrik kundër regjimit të Ramës

Vasili: Mafia qeveritare ka plaçkitur Shqipërinë! Protestojmë në 7 korrik kundër regjimit të Ramës

19:47, 29/06/2022
A+ Aa A-

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili komentoi në edicionin e pasdites me Juli Krisafin në Syri Tv amnistinë fiskale. Vasili tha se qeveria me këtë nismë kërkon të pastrojë paratë e veta.

Teksa komentoi bordin e transparencës, Vasili tha se të ardhurat e përfituara kanë shkuar në 400 milionë. Sakaq Vasili tha se në datën 7 korrik do të protestojë kundër regjimit mafioz të Edi Ramës ndërsa shtoi se mafia qeveritare ka plaçkitur të gjithë Shqipërinë.

“Amnistia fiskale ka zero anë pozitive. Qeveria do të pastrojë paratë e veta. Vjen era korrupsion. Mund të kompensojnë tenderat e korruptuar.

Marrin lekët dhe i ndajnë hajdutët me njëri-tjetrin. Ngarkesa bie tek njeriu i thjeshtë që nuk i jepet asnjë ndihmë.

Kam dalë në shesh edhe në protestat spontane. Ky regjim është i parave të pisëta, i mafiozëve, kryemafiozi që fshehu edhe Elbasanin, mafiozi është Policia e Shtetit. Protesta i vetmi instrument për të rrëzuar regjimin.

Shqipëria është e plaçkitur, e vjedhur nga regjimi. Berisha, Kryemadhi, të gjithë krerët e partive opozitare, do protestojnë si qytetarë.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco