Hajdarmataj: Kriminalizimi i shoqërisë, strategji e qeverisë! Legalizimi i parave të pista, pjesë e agjendës

18:20, 29/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Task Force në SYRI TV me Sonila Meçon, ish-drejtuesi i lartë i policisë Arben Hajdarmataj ka folur për raportet ndërkombëtare mbi drogën në vendin tonë i cili ka ndikuar në kriminalizimin e shoqërisë shqiptare.

Sipas Hajdarmataj kjo është një dëshirë e shtetit pasi po e orienton këtë politikë dhe të kriminalizojë shoqërinë me anë të mediave të veta që i  kontrollon.

Edhe lëvizja e fundit për legalizimin e parave të pista ka një qëllim të caktuar duke ndikuar te shoqëria për kriminalizimin e saj, tha Hardarmataj.

Hajdarmataj: Me këto raporte dallohet qartë se në çfarë situate është shteti. Ne nuk e shohim më dregën si krim por si gjynah për atë që u kap se do kishte bërë ndonjë lekë. Shteti vetë ka dëshirë dhe e orienton këtë politikë dhe të kriminalizojë shoqërinë me anë të mediave të veta që i  kontrollon.

Edhe lëvizja e fundit për legalizimin e parave të pista ka një qëllim të caktuar duke ndikuar te shoqëria për kriminalizimin e saj.

Politika dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka pjesën politike të zbatimit të strategjisë së qeverisë. E gjithë kjo ngarkesë e madhe droge me ton dhe jo më asash, i gjithë ky lekë i pistë që po qarkullon në Shqipëri nëpërmjet ndërtimeve tregon se kjo është një politikë e qeverisë edhe pse jo e publikuar apo e pranuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco