Fermeri në Syri Tv: Faleminderit Rama që na dëbove nga Shqipëria! Më 8 korrik emigroj drejt Gjermanisë

17:46, 29/06/2022
A+ Aa A-

Çmimet e larta e kanë bërë të pamundur jetesën e fermerëve ndërsa kryeministri Edi Rama vijon talljen me ta e duke bërë propagandë se po i mbështet. Dashamir Çela, fermer në Samaticë deklaroi në një lidhje direkte në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv se çmimi i naftës është i papërballueshëm ndërsa shtoi se Rama flet broçkulla.

Çela u shpreh se Rama bën propagandë të pisët dhe prej 8 vitesh është tallur me qytetarë e fermerë ndërsa shtoi se subvencioni është minimal. Ai theksoi se kostoja tek nafta është shtuar 80 për qind ndërsa tek plehrat kimike 300 për qind.

Në përfundim ai kishte një ‘falenderim’ të veçantë për kryeministrin, ‘faleminderit Edi Rama që na dëbove nga Shqipëria’. Çela njoftoi se në datën 8 korrik do emigrojë drejt Gjermanisë pasi në Shqipëri jetesën e ka të pamundur.

"Të uli çmimet, po ai bën propagandë. Të vijë të ulet këtu me ne. Realiteti ynë, po të kesh naftë me 260 lekë, 130 mijë lekë kuintali, drithërat me 100 për qind rritje, edhe subvencioni minimal ose inekzistent.

Kemi Europën, kemi vendet e rajonit që subvencionojnë 15 herë më shumë se qeveria shqiptare. Rama del bën propagandë me fermerët, tallet, nuk e ka për herë të parë, ka 8 vite që e bën.

Këto janë rritje të shtuara nga viti i kaluar. Rama nuk di ku është vetë, të flasi ai për fermerët. Me ata që bën propagandë, janë fermerët e Ramës që i ka subvencionuar me miliona euro.

Më 8 korrik do bëj një live, do lajmëroj që të vish të bësh intervistë direkt në Rinas, për në Gjermani, për punë. Këtu nuk punohet më. Si mund të mbijetohet në këto kushte.

Rama bën propaganda shumë të ulëta, të pisëta. Jam kthyer në 2009 nga emigrimi, sot jemi në 2022. Po më detyron Rama me Fridën që të marr valixhen me datë 8 korrik të iki në Gjermani, të punoj atje ku isha. Faleminderit Rama që na dëbove nga ky vend."-deklaroi ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco