Largimi i fermerëve/ Sharka: Pasoja më e rëndë për vendin! Mos të marrësh masa është sjellje antikombëtare

16:54, 29/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, përfaqësues i sindikatës së fermerëve, Eduard Sharka ka folur për fyerjen e kryeministrit Rama ndaj tyre dhe politikat antikombëtare të ndërmara prej qeverisë së tij.

Sharka ka theksuar se në kulmin e krizës botërore, ti kundërvihesh argumentave me zërat e lumtur të një fermeri që i merr dhe i nxjerr në media kryeministri dhe të thuash që e vërteta është kjo që thonë këta, është një abuzim me detyrën dhe një diskriminim që i bën fermerëve shqipatërë dhe është një gjë që vetëm në Shqipëri mund të ndodhi sepse në çdo vend demokratik qeveria duhet ti kthente përgjigje argumentave të pakundërshtueshëm.

Sharka: E vërteta është ajo që thuhet direkt nga ara dhe ajo që thueht nga një dialog me kryeministrin. Ti kundërvihesh argumentave tonë me zërat e lumtur të një fermeri që i merr dhe i nxjerr në media dhe të thuash që e vërteta është kjo që thonë këta, është një abuzim me detyrën dhe një diskriminim që i bën fermerëve shqipatërë dhe është një gjë që vetëm në Shqipëri mund të ndodhi sepse në çdo vend demokratik qeveria duhet ti kthente përgjigje argumentave të pakundërshtueshëm.

Largimi i femerëve nga Shqipëria për çdo ditë është pasoja më e rëndë dhe e pakthyeshme e shoqërisë shqiptare.

Të mos marrësh masa për ta frenuar këtë fenomen e shikoj se është keqdashje dhe sjellje antikombëtare. Gjatë vitit 2022 të gjitha qeveritë në botën perëndimore, qeveria e Kosovës, Maqedonisë,  BE dhe ShBA kanë ndryshuar politikat e tyre duke rritur mbështetjen.

Mos të marësh masa për të ndaluar këtë pasojë të krizës është keqdashëse dhe sjellje antikombëtare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco