‘Samit Historik’/ Berisha: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, rëndësi strategjike

‘Samit Historik’/ Berisha: Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, rëndësi strategjike

15:23, 29/06/2022
A+ Aa A-

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, i cili në kohën kur ishte kryeministër i Shqipërisë, anëtarësoi vendin në NATO, ka reaguar pas samitin e zhvilluar në Madrid, Spanjë.

Berisha shkruan se, anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës, në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Reagimi i kreut të PD-së, Sali Berisha:

Samit Historik!

Të dashur miq, sot liderët e vendeve anëtare të Aleancës së Atlantikut të Veriut mblidhen në një Samit vërtet historik për këtë Aleancë.

Në këtë Samit, pas heqjes së vetos nga ana e Turqisë, Suedia dhe Finlanda pranohen anëtare me të drejta të plota të Aleancës. Anëtarësimi i këtyre dy vendeve në NATO ka rëndësi të madhe strategjike.

Ai e bënë gadishullin skandinav dhe vetë Aleancën më të sigurtë se kurrë nga rreziku rus dhe çdo rrezik tjetër.

Duke i uruar suksese Samitit dhe këtyre dy vendeve si dhe Aleancës për këtë vendim historik, le të urojmë gjithashtu të dashur miq që NATO, Aleanca më e fuqishme politiko-ushtarake e lirisë të të gjitha kohërave, nën udhëheqjen e SHBA-ve të shndërrohet në Aleancë globale të vendeve të lira për mbrojtjen e paqes, lirisë, demokracisë në botë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Nushi29/06/2022 15:56

Shiko punet e tua. Se NATO's je kemi pa Hajrin. Rregulloni vending se jemi per faqe te zeze si popull.boll me licking bolls...

Shto koment

Denonco