Forumi i IDU-së në Berlin, Bogdani takime me personalitete, bisedime për Ukrainën dhe bashkëpunimin rajonal

Forumi i IDU-së në Berlin, Bogdani takime me personalitete, bisedime për Ukrainën dhe bashkëpunimin rajonal

13:36, 29/06/2022
A+ Aa A-

Ish deputeti demokrat Gerti Bogdani ka marrë pjesë në forumin e IDU (International Democrat Union - Unioni Ndërkombëtar i Demokratëve), i mbajtur në Mynih, Gjermani.

Të pranishëm në këtë forum kanë qënë dhe ish-presidenti ukrainas Petro Poroshenko dhe ish-kryeministrja ukrainase Yulia Timoshenko, më të cilët Bodani është takuar.

Por ai ka zhvilluar edhe takime të tjera. Njoftimet për këto takimi ish deputeti demokrat i ka ndarë në faqen e tij në facebook.

Image

Me Christian Schmidt, një bisedë për situatën në rajon nën hijen e luftës në Ukrainë, por edhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.

Jo thjeshtë Përfaqësuesi i Lartë i BE për Bosnjen, por njohës i mirë i Ballkanit dhe mbi të gjitha mik i mirë i Shqipërisë që nga ditët në pozicionet e larta drejtuese në CSU!

Image

Me ish Kryeministrin e Kanadasë, Stephen Harper, duke diskutuar situaten & problemet në Shqipëri dhe vizitën e tij së shpejti në vendin tonë!

ImageImage

Kenaqësi takimi me Petro Poroshenko, presidenti i 5-të i Ukrainës, i cili shprehu mirënjohje të thellë për mbështetjen e popullit shqiptar për Ukrainën. Sikurse edhe ish-kryeministrja e Ukrainës Yulia Tymoshenko. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco