VIDEO-SYRI TV/ Bashkia Shijak, tender fars për plehrat. Mbeturinat drejt inceneratorit të Sharrës

13:30, 29/06/2022
A+ Aa A-

Nga SYRI TV

Bashkia e Shijakut ka shpallur një tender fars për depozitimin e mbetjeve urbane. E gjithë procedura është e paracaktuar dhe plehrat e qytezës do të dorëzohen në landfillin privat të Sharrës.

Administrata e drejtuar nga Elton Arbana ka vendosur në dispozicion për këtë tender shumën prej 250 milionë lekë të vjetra. Sipas të dhënave zyrtare, Bashkia e Shijakut prodhon 7238 ton mbetje në ditë. Raporti ndërmjet fondit limit të tenderit dhe sasisë së mbetjeve që do të depozitohen është 34 mijë lekë të vjetra për ton ose 29 euro për ton.

Saktësisht, aq sa është fatura që bashkitë e Tiranës, Durrësit dhe Kavajës paguajnë për kompaninë koncensionare “Integrated Energy BV”, që zotëron landfillin e Sharrës. Bashkia e Shijakut prej muajsh dorëzon mbeturinat në vend-depozitimin e mbetjeve të Tiranës. Deri më tani, pagesat janë kryer prej mbështetjes buxhetore që Bashkia ka përfituar nga qeveria.

Për vitin 2022, Bashkia e Shijakut duhet të paguajë vetë faturat pranë landfillit privat, i cili iu dha me një procedurë të dyshimtë Klodian Zotos. Për të përballur faturën e kripur të depozitimit të mbetjeve, administrata lokale u detyrua që të rriste me rreth 60 përqind tarifën e pastrimit për qytetarët.

Ndërsa për biznesin e madh, mes të cilave restorantet, hotelet, njësitë e tregtimit të karburantit kompanitë prodhuese ato të ndërtimit e të tjerë, tarifa e pastrimit u rrit me 100 mijë lekë të vjetra në vit. Tenderi 250 milionë lekë të vjetra për depozitimin e mbetjeve të Shijakut pritet të mbyllet pas vetëm dy javësh, në datën 12 Korrik.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco