‘Toka ngeli djer’ Rama tjerr e tjerr’- IRIQI bisedon me Erion Braçen

‘Toka ngeli djer’ Rama tjerr e tjerr’- IRIQI bisedon me Erion Braçen

12:57, 29/06/2022
A+ Aa A-

Iriqi:- Ke ca muaj që po i bën opozitë Ramës. Pse?

Braçe:- Se po trokasin zgjedhjet lokale. Na duhen votat e fshatit dhe qytetit.

Iriqi:- Beson se do merrni vota pas kaq dështimesh?

Braçe:- Të majtët hanë çdo gjë që u thotë lideri. Është p.sh marmalatë, e shijojnë shumë se Rama ua shet si mjaltë. Ja, në Divjakë të merr malli të dëgjosh një pëllitje lope a blegërimë dele. Nuk ka më. Ka veç pëllitje Taulanti. Po Rama ua mbushi mendjen që bagëtia na qenka shtuar. Fshatarët e besuan. Kanë hauret bosh, ama kanë televizionet plot me rrena.

Iriqi:- Prisni vota kur bujqësia po thyen zverkun?

Braçe:- Sa më shumë vuajnë, aq më shumë na duan. Fushat i kemi djerë, Gjatoshi në tv tjerr e tjerr.

Iriqi:- Po kur ti bën opozitë, nxehet Rama?

Braçe:- Ai qesh. Se koordinohemi. Unë them ç’më shkruan ai në sms.

Iriqi:- Po për nesër p.sh çfarë të ka shkruar që ta thuash me guxim?

Braçe:- Do them se qeveria pakësoi lopët, por shtoi banditët. Janë kudo, në parlament, në qeveri, në drejtoritë e bazës.

Iriqi:- Po kjo është akuzë e rëndë. Pse duhet ta thuash ti?

Braçe:- Që kur ta thotë opozita, i themi, e dinim. Plus që kështu trembim dhe oligarkët që të na paguajnë më shumë. Se fushata do këngëtarë, velina, media, dajre dhe blerje votash. Do parara.

Iriqi:- Po për amnistinë fiskale ç’mendim ke?

Braçe:- Duhet urgjent. Ne kemi amnistuar kriminelët duke i bërë deputetë dhe lamë pa pastruar paratë e tyre, që janë dhe paratë tona në fund të fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco