Një përgjigje për kritikët e Albin Kurtit: Lamtumirë Logjikë!

Një përgjigje për kritikët e Albin Kurtit: Lamtumirë Logjikë!

23:48, 28/06/2022
A+ Aa A-

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi ka ironizuar kritikët e kryeministrit Albin Kurti, pas intervistës së bujshme të këtij fundit në 'Çim Peka Live' në Syri Tv. 

Gazetarë dhe analistë në Kosovë, kritikë me kryeministrin, e kritikuan atë pse dha intervistë për një televizion të Shqipërisë, me pretendimin se ka injoruar mediat e Prishtinës. 

Zaimi u kujton se në 1 vit e dy muaj që Kurti qeveris Kosovën, ka dhënë disa intervista në mediat ndërkombëtare, tre në Kosovë dhe vetëm një në Shqipëri. 

Mbi të gjitha, Arbër Zaimi thekson se kritikët janë të njëjtët që darkuan fshehurazi me kryeministrin Edi Rama dhe e justifikuan atë si diçka të natyrshme se fundja shqiptarë janë të dyja palët. 

Postimi

Lamtumirë logjikë!

Pse bre darkuat fshehurazi me Ramën?

Opinionisti antikurt: Po ça ka lidhje ne krejt shqiptarë jemi, o zot s’e kam kuptuar kurrë si arritëm deri në këtë pikë që me na kritiku pse po takojmë kryeministrin e Shqipnisë ai është vëllai jonë.

Kurti në 14 muaj qeverisje i ka dhënë disa intervista në media ndërkombëtare, tre në media të Kosovës, dhe një në media të Shqipërisë.

Opinionisti antikurt: Pse o vlla me dhanë ky intervista në Shqipni, na jem kosovarë, ky me ne duhet me u marrë, jo me ata, ç’punë ka me ata, taksat i merr te ne jo në Shqipni edhe pse në fakt unë nuk paguaj taksa për honoraret e bollshme që paguhem si hanalist.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco