‘Rama kampion i korrupsionit’/ Zeka: Për incenertorët do mbajë përgjegjësi para prokurorisë bashkë me qeverinë e tij

21:59, 28/06/2022
A+ Aa A-

Analisti Milaim Zeka, i ftuar në A Show në SYRI TV me Adi Krastën ka folur për Ballkanin e Hapur dhe marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Kosovës në vitet e fundit të qeverisë së Edi Ramës.

Zeka ka theksuar se as në kohën e Mbretit Zog, as në kohën e Luftës së Dytë Botërore, as në kohën e diktatorit më të madh të komunizmit Enver Hoxha, nuk ka pasur armiqësi më të madhe se në regjimin e Edi Ramës dhe shtetarëve të Kosovës në këto momente, si Kurti dhe Osmani.

Sipas analistit, Rama është kampion i korrupsionit, pasi miliona e miliona euro të taksapaguesve shqiptarëve për inceneratorët, janë përgjegjësi e tij dhe qeverisë së tij, kur të dalin para kryeprokurorisë.

Zeka: As në kohën e Mbretit Zog, as në kohën e Luftës së Dytë Botërore, as në kohën e diktatorit më të madh të komunizmit Enver Hoxha, nuk ka pasur armiqësi më të madhe se në regjimin e Edi Ramës, Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Në Shqipëri dhe Kosovë ka 95% opinionit dhe shumë pak analist.

E kam thënë edhe më parë se në Shqipëri habiten se si shqiptarëve i janë mërzit partnerët, gruaja ose burri dhe nuk kanë mërzi ndaj një kryeministri si Edi Rama. Këtë e bëjnë vetëm shqiptarët që liderin e vlerësojnë më shumë se familjen.

Por Edi Rama, në politikën e tij të brendshme është kampion i korrupsionit. Të gjitha ato fabrikat e e përpunimin e plehrave, që në fillim do duhej të përpunonte pleun e qeverisë së Ramës, janë miliona e miliona euro të taksapaguesve shqiptarëve për të cilat përgjegjësinë para kryeprokurorisë do ta japin në një kohë Edi Rama dhe qeveria e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco