Kryemadhi: Amnistia fiskale për të pastruar paratë e Ramës e Veliajt! Inceneratori i Tiranës 170 mln € evazion fiskal

Kryemadhi: Amnistia fiskale për të pastruar paratë e Ramës e Veliajt! Inceneratori i Tiranës 170 mln € evazion fiskal

21:25, 28/06/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka deklaruar në emisionin ‘Politiko’ e amnistia fiskale ka vetëm një qëllim, pastrimin e parave të Edi Ramës, Erion Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët.

Monika Kryemadhi paralajmëroi se shumë shpejt do të publikojnë një material për evazion fiskal nga inceneratorët.

Amnistia fiskale qëllimin e vetëm që ka është për të pastruar paratë e Ramës, Veliajt dhe kompanive që janë të lidhura me inceneratorët. Shumë shpejt kemi gati materialin për evazionin fiskal të inceneratorëve.

Rama do të bëjë sikur po flet për një amnisti fiskale për ata që janë emigrantë apo biznese të tjëra unë jam e bindur që biznese të tjëra shqiptare nuk i kanë mundësitë të kenë 2 milionë euro të fshehura që t’i deklarojnë. Me këtë përfitojnë vetëm ata që kanë bërë evazionin fiskal.

Vetëm në rastin e inceneratorëve në dosjen që ne kemi përgatitur dhe që shumë shpejt do t’ia bashkangjisim prokurorisë së posaçme, për çështjen e inceneratorit të Tiranës janë 170 milionë dollarë para të fryra me fatura fiktive përveç faturave të fryra mungon dhe detyrimi i paguar në zyrat e tatim taksave shqiptare.

Po të ndjekësh skemën dhe shumë kompani të tjera që fitojnë punë publike kanë fatura fiktive me fatura të fryra dhe përveç kësaj nuk është derdhur as TVSH.”-tha Kryemadhi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani28/06/2022 21:49

Nuk ka akt me kriminal i ketyre banditeve me pushtet se sa ky vendim dhe ky veprim!! Ky vendim, larg qofte nese miratohet nga parlamenti i shqiperise, e institucionalizon, e dekriminalizon dhe e legalizon me kushtetute krimin, trafikun, kondrabanden dhe hajdutllekun!! Ky eshte nje krim i rende shteteror me permasa nderkombetare dhe antipopullor!! Pra nje hajdut mund te shkoje te grabise ne nje banke 2-3 thase me para, dhe shkon direkt dhe i depoziton te gjitha ato para te grabitura ne nje banke tjeter, duke i paguar menjehere shtetit 10% nga shuma e parave te grabitura. Pas kesaj, sipas ketij ligji, ato para behen te ligjshme dhe mund te investohen nga grabitesit!!! Po keta "cunat e Londres", "cunat e Amsterdamit", "cunat e Spanjes", "cunat e Belgjikes", "cunat e Italise", "cunat e Kolumbise dhe te Ekuadorit" e me radhe, me cfare do t'i sjellin ato miliona e miliarda para ne Shqiperi???!!! Me gomone? Me gomar? Me maune? Me cfare?? Sepse po ti dergojne nepermjet bankes ua sekuestrojne shtetet perkatese!!! Pra kjo loja me milionat e "cunave te londres", qe kane "sakrifikuar" kaq shume per t'i bere ato miliona, eshte nje loje e ndyre e vete narko-qeverise, per te lare miliardat e tyre te vjedhura keto 9 vite sundim!! Keta do te krijojne vete skuadrat e "cunave te londres" ketu ne shqiperi, do t'ua japin atyre keto miliarda kundrejt nje shperblimi, dhe ata do t'i depozitojne neper banka, si te ardhura nga "sakrificat" e tyre jashte Shqiperise!!! Pra kjo eshte nje skeme e paster per te pastruar miliardat e tyre te vjedhura nga taksat e popullit qe deri tani po imbajne te groposura neper bodrumet e vilave te tyre. Ato jane bere aq shume, sa qe nuk kane ku t'i mbajne me te groposura, sepse kane edhe friken dhe tmerrin se mos ia grabisin njeri-tjetrit apo se mos neser kur te bien nga pushteti, dikush ua zbulon. Prandaj e kane marre me kaq nxitim miratimin e ketij ligji kriminal! Ky eshte qellimi i vetem i ketij ligji per pastrimin e parave te pista!! Prandaj ky ligj kriminal duhet rrezuar patjeter.

Shto koment

Denonco