Protesta e 7 korrikut, Burimi: Të rrëzojnë qeverinë! Koha e opozitës fasadë të Bashës ka mbaruar

21:14, 28/06/2022
A+ Aa A-

Gazetari Genc Burimi komentoi në emisionin 'A Show' në Syri Tv protestën kombëtare të 7 korrikut e cila është paralajmëruar prej ditësh nga kreu i PD, Sali Berisha.

Burimi tha se nuk është çështja tek pjesëmarrja, por gjëja kryesore është cila do jetë tematika e protestës, për të rrëzuar qeverinë, apo protestë kundër qeverisë.

Ai tha se ka mbaruar koha e opozitës fasadë të Bashës.

"Protestë kundër qeverisë, apo për rrëzimin e qeverisë. Protesta për rrëzimin e qeverisë është si lufta në Ukrainë.

 Po shkove për të ngritur stekën kaq lart dhe nuk e rrëzon, shfryhesh si tollumbace. Më e rëndësishme është tematika e protestës.

Protesta e 7 korrikut duhet t’i tregojë Edi Ramës që koha e fake-opozitës së Bashës ka mbaruar."-tha Burimi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco