Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Kryemadhi: Do të jemi në protestën e 7 korrikut! '25 prilli' dhe sulmet e vazhdueshme dëmtuan opozitën

Kryemadhi: Do të jemi në protestën e 7 korrikut! '25 prilli' dhe sulmet e vazhdueshme dëmtuan opozitën

21:03, 28/06/2022
A+ Aa A-

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi deklaroi në emisionin ‘Politiko’ se tashmë ka ardhur koha për të protestuar. Teksa theksoi se do t’i bashkohet protestës së thirrur nga Berisha më 7 korrik, Kryemadhi shtoi se pasojat e zgjedhjeve të 25 prillit ndjehen në shoqërinë shqiptare.

“Sot nuk është më thjesht detyrim politik por detyrim shoqëror dhe njerëzor ndaj çdo proteste çdo qytetar dhe aq më shumë ata që janë aktivistë të partive politike duhet të jenë pjesë e protestave.

Edhe pse janë ditët e nxehta të korrikut njerëzit sa janë aktivë për protestën aq dhe më shumë duan dhe të dinë hapat e mëtejshëm të protestës.

Pasojat e zgjedhjeve të kaluara ndihen në shoqërinë shqiptare, ndihen në partitë politike ndihen në media ndihen kudo.

Dhe aq më shumë situata politika që rrodhi pas 25 prillit, sulmet e njëpasnjëshme për dëmtimin e opozitës. Për të shfokusuar opinionin publik nga problematikat që ka sot shoqëria shqiptare.”-tha ajo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco