Mal Berisha: Rama shet kombin për interesa personale! Shkatërroi drejtësisë dhe s’ka frikë nga asgjë

20:57, 28/06/2022
A+ Aa A-

Ish-ambasadori Mal Berisha i ftuar në emisionin ‘A Show’ me Adi Krastën në Syri Tv deklaroi se qytetarët kanë humbur shpresën në Shqipëri dhe të vetmen zgjidhje shohin emigracionin. Ai është i mendimit se kur në vitin 2013 kryeministri Edi Rama erdhi në pushtet, filloi edhe manipulimi i votave.

“Votat janë manipuluar, dhe nga manipulimi i votave vijnë gjërat e mbrapshta. Kur një qeveri është e paligjshme fillon manipulon jo vetëm me votën, por me çdo gjë tjetër. Po krijohet borgjezia që shet interesat e vendit për interesat e personale. ”-tha Mal Berisha.

Më tej ai deklaroi se njerëzit që instruktojnë këtë qeveri janë gjenitë e së keqes ndërsa shtoi se Rama ka shkatërruar sistemin e drejtësisë dhe tashmë s’ka frikë nga asgjë.

“E dinë se një qeveri e ndërtuar në këtë formë me manipulime mund të vihet para drejtësisë një ditë. Një gjykatës do dalë të thotë stop, por për ti dalë kësaj përpara, prish sistemin e drejtësisë, kështu ata s’kanë asnjë llojë frike. Kanë gjetur përmes djallit gjenial formën e vettingut, bën qeveria çfarëdo, prish çdo gjë që i vjen në mendje.”-tha ai.

Ish-ambasadori tha se është fatkeqësi për vendin që në krye kemi Edi Ramën ndërsa shtoi se njerëzit pranë tij janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë që ai thotë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani28/06/2022 21:15

Nuk ka akt me kriminal i ketyre banditeve me pushtet se sa ky vendim dhe ky veprim!! Ky vendim, larg qofte nese miratohet nga parlamenti i shqiperise, e institucionalizon, e dekriminalizon dhe e legalizon me kushtetute krimin, trafikun, kondrabanden dhe hajdutllekun!! Ky eshte nje krim i rende shteteror me permasa nderkombetare dhe antipopullor!! Pra nje hajdut mund te shkoje te grabise ne nje banke 2-3 thase me para, dhe shkon direkt dhe i depoziton te gjitha ato para te grabitura ne nje banke tjeter, duke i paguar menjehere shtetit 10% nga shuma e parave te grabitura. Pas kesaj, sipas ketij ligji, ato para behen te ligjshme dhe mund te investohen nga grabitesit!!! Po keta "cunat e Londres", "cunat e Amsterdamit", "cunat e Spanjes", "cunat e Belgjikes", "cunat e Italise", "cunat e Kolumbise dhe te Ekuadorit" e me radhe, me cfare do t'i sjellin ato miliona e miliarda para ne Shqiperi???!!! Me gomone? Me gomar? Me maune? Me cfare?? Sepse po ti dergojne nepermjet bankes ua sekuestrojne shtetet perkatese!!! Pra kjo loja me milionat e "cunave te londres", qe kane "sakrifikuar" kaq shume per t'i bere ato miliona, eshte nje loje e ndyre e vete narko-qeverise, per te lare miliardat e tyre te vjedhura keto 9 vite sundim!! Keta do te krijojne vete skuadrat e "cunave te londres" ketu ne shqiperi, do t'ua japin atyre keto miliarda kundrejt nje shperblimi, dhe ata do t'i depozitojne neper banka, si te ardhura nga "sakrificat" e tyre jashte Shqiperise!!! Pra kjo eshte nje skeme e paster per te pastruar miliardat e tyre te vjedhura nga taksat e popullit qe deri tani po imbajne te groposura neper bodrumet e vilave te tyre. Ato jane bere aq shume, sa qe nuk kane ku t'i mbajne me te groposura, sepse kane edhe friken dhe tmerrin se mos ia grabisin njeri-tjetrit apo se mos neser kur te bien nga pushteti, dikush ua zbulon. Prandaj e kane marre me kaq nxitim miratimin e ketij ligji kriminal! Ky eshte qellimi i vetem i ketij ligji per pastrimin e parave te pista!! Prandaj ky ligj kriminal duhet rrezuar patjeter.

Shto koment

Denonco