Osmani pritet nga Presidentja e Singaporit, gatishmëri e dyanshme për bashkëpunim

Osmani pritet nga Presidentja e Singaporit, gatishmëri e dyanshme për bashkëpunim

09:21, 27/06/2022
A+ Aa A-

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka konstatuar gatishmëri nga Singapori për bashkëpunim me Kosovën në disa fusha.

"Distanca gjeografike në mes të dy vendeve sfidohet gjithnjë nga afërsia e bashkëpunimi në mes miqve e partnerëve, - shkroi Osmani në Fb të hënën. - . Një fillim i shkëlqyeshëm i vizitës në Singapor ku u mirëprita nga Presidentja Halimah Yacob.  Singapori shquhet për zhvillimin dinamik, avancimin teknologjik dhe shndërrimin në një prej epiqendrave të aktivitetit ekonomik në Azi."

"Në këtë kontekst potencova mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme, nga politika e jashtme e deri te teknologjia, energjia, arsimi e shumë fusha të tjera. Prandaj, kjo vizitë konfirmon gatishmërinë e dyanshme për intensifikim të bashkëpunimit", ka theksuar Osmani. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco