Alarmi që vjen nga maturantët

Alarmi që vjen nga maturantët

19:10, 26/06/2022
A+ Aa A-

Nga Luçiano Boçi/

Protesta e maturantëve është kambana më e fortë për situatën dramatike në të cilën është zhytur vendi.

Padrejtësia e ngritur në sistem ka prekur dhe brezin ku ëndrra është gjithmonë më e fortë se realiteti.

Por tashmë gjithçka është thyer.

Sot realiteti është më i fortë se ëndrra dhe e tejkalon atë.

Hidhtësia e tij ka mbytur çdo ëndërrim rinor, shpresë e perspektivë dhe tek mosha më optimiste dhe e sinqertë.

Maturantët kanë vite që nëpërkëmben.

Kalvari i tyre në monopatet e një arsimimi aspak cilësor, diskriminues dhe i mangët, përbyllet me një garë-test mature fiktiv, banal, i metë dhe penalizues.

Në një sistem politik natyrshmën biznesi proteston ndaj qeverisë për masat arbitrare ndaj tij dhe kërkon largimin e saj. Qeveria duhet të reflektojë ose të ikë.

Fermerët gjithashtu revoltohen me mungesën e mbështetjes nga qeveria dhe duhet ta kërkojnë atë me protesta, ose përndryshe ajo të largohet.

Po kështu kërkesat për rritje mirëqënie, kundër shtrenjtimit, inflacionit, korrupsionit, krimit janë momente kulmore protestuese të një shoqërie që kërkon ndryshimin e drejtimit politik të qeverisjes.

Edhe kur studentët e shohin që padrejtësia është bërë mal zemërohen me protestë. Ndryshimi i kërkuar prej tyre gjithmonë është revolucionar dhe ata kërkojnë përmbysje. Edhe në këtë rast një qeverisje serioze vetëlargohet.

Por ama, kur dalin në protestë 18-vjeçarët, është fundi, fundi fare.

Sepse kjo tregon që drama tërësore ka kapur dhe atë segment të shoqërisë ku fle e ardhmja dhe shpresa.

Padrejtësia ndaj tyre është kulmi i padrejtësisë që e bejnë vetëm regjimet.

Dhe ta dini:

Protesta e tyre nuk është thjesht arsimore.

Eshtë tërësore. Atyre dhe familjeve të tyre sot i kanë rrëmbyer gjithçka. Edhe ëndrrën.

Përfundimisht kësaj qeverisje i ka ardhur “ngordhja”!

Në 7 Korrik do të protestojmë dhe për ATA, fëmijët tanë!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani26/06/2022 22:28

SHQIPERIA ESHTE NE RREZIK TE MADH SHPOPULLIMI DHE ZHDUKJEJE SI RRACE!! POR DIASPORA SHQIPTARE KA VDEKUR!!! JANE BERE TE PERGJUMUR NJESOJ SI SHQIPTARET NE SHQIPERI!! PSE NUK PROTESTONJE ATA NGA ROMA, PARISI, BRUKSELI, NJU YORKU, ATHINA, GJERMANIA, SPANJA, HOLLANDA, KANADAJA, AUSTRALIA, NGA KUDO KU JANE!! SEPSE PERNDRYSHE NUK E RRUAN FARE EDVINI I SURRELIT NGA PROTESTAT NE SHQIPERI!!! KY ESHTE PLANI ME DJALLEZOR I CUBRILOVICIT I APLIKUAR NGA TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTAR, ESADISTI NEOKOMUNISTE, NARKO-SULLTAN-SATRAPI SOROSIANO-PUTINIST I SURRELIT, DROGAXHIU ORDINER. ANTISHQIPTARI ME FAMEKEQ I TE GJITHA KOHERAVE, EDVIN KRISTAQ RAMA!!! AI PO E SHPOPULLON SHQIPERINE NGA TE GJITHE VOTUESIT POTENCIALISHT KUNDER NARKO-REGJIMIT TE TIJ BANDITESKO-KRIMINAL. AI PO PLANIFIKON QE NE ZGJEDHJET E ARDHESHME TE VOTOJNE VETEM 30% E VOTUESVE SHQIPTARE, NGA TE CILET 60% DO TE JENE PATRONAZHISTE, RILINDAS ORDINERE, ENVERISTE, IDIOTE, ANALFABETE DHE INJORANTE TE PUNESUAR NE ADMINISTRATEN PUBLIKE, NEPER BASHKITE E SHQIPERISE, NEPER MINISTRI, DHE INSTITUCIONET DHE DREJTORITE E TYRE VARTESE, NEPER DREJTORITE ARSIMORE DHE SHENDETESORE, NE POLICI, PROKURORI, GJYKATA, NEPER KOMPANITE FANTAZMA TE OLIGARKEVE DHE KLIENTEVE NARKO-MAFIOZE DHE KRIMINELE TE SHQIPERISE. NDERSA VETEM 40% E KETIJ 30% TE VOTUESVE TOTAL, QE JANE POPULLI OPOZITAR, DHE DO TE VOTOJNE PER OPOZITEN!!! PRA ME KETE PLAN KRIMINAL ANTIKOMBETAR DHE ANTISHQIPTAR, EDVIN KRISTAQ RAMA SIGURON PUSHTETIN E PERJETSHEM DHE ME BEKIMIN E BATON HAXHIUT DHE ALEX SOROS, SHPALLET PASHAI I PASHALLEKUT TE SHQIPERISE, NEN MBRETERINE SLLAVO-SERBE, ME MBRET KRAJLIN E SERBISE ALEKSANDER VUCIQ!!! MOS E BESONI PO DESHET!!!! NGA 10 AUTOBUSE ME 350 TE RINJ DHE TE REJA NGA 22-35 VJEC, PO LARGOHEN CDO MENGJES HERET NGA SHQIPERIA DREJTI GJERMANISE DHE VENDEVE TE TJERA TE EVROPES!!!!! SA ME TE VARFER, SA ME INJORANTE, SA ME ANALFABETE DHE SA ME IDIOTE QE TE JENE NJEREZIT AQ ME TE NENSHTRUAR BEHEN NGA DITA NE DITE NDAJ REGJIMIT KRIMINALO-DIKTATORIAL ANTIPOPULLOR!!!!

Shto koment

Denonco