Lajçak të hënën në Kosovë, takime me Kurtin dhe liderët e partive opozitare për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak të hënën në Kosovë, takime me Kurtin dhe liderët e partive opozitare për dialogun Kosovë-Serbi

17:42, 26/06/2022
A+ Aa A-

Pavarësisht dështimit me liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë në samitin e fundit të Brukselit, Bashkimi Europian nuk heq dorë nga negociimi i procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian për Dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak, nga e hëna deri më 29 qershor do të zhviollojë një vizitë zyrtare në Kosovë.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media nga Zyra e BE-së në Prishtinë.

Në njoftim bëhet e ditur se Lajçak gjatë vizitës në Kosovë do të takohet me kryeministrin Albin Kurti dhe liderët e partive kryesore opozitare dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

Në njoftim është bërë e ditur gjithashtu se gjatë qëndrimit në Kosovë, Lajçak planifikon të vizitojë edhe Prizrenin dhe veriun e Kosovës.

“Fjalimi për media i emisarit Lajçak është planifikuar për të mërkurën, 29 qershor. Detajet do të ndahen me përfaqësuesit e mediave të martën, më 28 qershor”, thuhet në njoftim.

Së fundmi vendet e Bashkimit Evropian kanë pranuar që të dërguarit të posaçëm të BE-së për dialog ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, t’i zgjatet mandati edhe për 18 muaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani26/06/2022 19:14

NESE BE NUK I HEQ VIZAT PER QYTETARET E REPUBLIKES SE PAVARUR SHQIPTARE TE KOSOVES, KETA NDYRESIRAT BUROKRATE DHE TE KORRUPTUAR TE KOMISIINIT EVROPIAN, NUK DUHET TE LEJOHEN QE TE VIJNE NE KOSOVE!!! PER CFARE DIALOGU MUND TE NDERMJETESOJNE KETA PLEHRAT E MUTIT, KUR KETA VETE NUK KISHIN VULLNETIN PER TE LIBERALIZUAR VIZAT PER QYTETARET E KOSOVES!! TE VETMIT POPULL NE EVROPE QE ENDE NUK LEVIZIN DOT PA VIZA!!! KOSOVA PER TURPIN E BE DHE TE PARLAMENTIT EVROPIAN, KA MBETUR SI NJE GETO NE MES TE EVROPES!!! TURP! TURP! TURP!!! PEDERASTET E MUTIT FILO-SERBE SOROSIAN!!!

Shto koment

Denonco