Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës dhe Gjirokastrës vendosin të vazhdojnë bojkotin

Harta e re gjyqësore, avokatët e Lezhës dhe Gjirokastrës vendosin të vazhdojnë bojkotin

14:13, 26/06/2022
A+ Aa A-

Dhoma e avokatisë së Lezhës ka njoftuar se do të vazhdojë me bojkotin e seancave gjyqësore, si një shenjë proteste ndaj mosmarrjen parasysh të kërkesave të tyre lidhur me hartën e re gjyqësore. Në njoftimin zyrtar thuhet se bojkoti i avokatëve të Lezhës do të vijojë në datat 27, 28, 29, 30 Qershor dhe 1 Korrik 2022. Bojkoti i avokatëve gjirokastritë po ashtu do të vazhdojë.

Dhoma e Avokatisë në Gjirokastër pas komunikimit me të gjithë avokatët, anëtarë të Dhomës së Avokatisë, vendosi të vijojë bojkotin edhe këtë javë deri në datën 29 qershor, ditë në të cilën, në orën 12:00 parashikohet të mblidhet Këshilli Përgjithshëm i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në Tiranë nga ku do te vendoset dhe se si do të veprohet në të gjithë vendin.

Vendimi që do të merret do të jetë detyrues për të gjitha dhomat. Për këtë vendim unanim të Dhomës Avokatisë Gjirokastër, do të njoftohen kancelaritë e Gjykatave të Shkallës së parë Gjirokastër, Gjykatës së Apelit, Gjykatës Administrative, dhe Gjykatës së shkallës së parë Përmet.

Avokatët bojkotojnë çdo seancë në kundërshtim të hartës së re gjyqësore. Ata prej disa javësh po bojkotojnë seancat gjyqësore ndërsa shprehen se harta e re gjyqësore zhvesh qytetet nga institucionet, rrit kostot e qytetarëve dhe i çon këta të fundit rrjedhimisht në vetëgjyqësi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco