Meta: Shpopullimi, axhendë e qëllimshme e qeverisë

Meta: Shpopullimi, axhendë e qëllimshme e qeverisë

14:02, 26/06/2022
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas lajmit të Zëri të Amerikës se në 5 vitet e fundit nga Shqipëria kanë ikur 221 mijë qytetarë.

Në gjysmën e viteve të qeverisjes së Edi Ramës, kanë ikur nga Shqipëria më shumë se në çdo qeverisje tjetër.

Për Ilir Metën, kjo është një axhendë e qëllimshme dhe antikombëtare që po zbatohet në Shqipëri.

Reagimi i Presidentit Ilir Meta:

Axhenda e qëllimshme antikombëtare për shpopullimin dhe falimentimin e Shqipërisë është një fakt i qartë.

Pasojat tragjike ndihen në çdo familje shqiptare dhe në çdo sektor.

Është detyra e të gjithëve të unifikohemi pa humbur më kohë, në një front të përbashkët kombëtar, për të adresuar me përgjegjshmëri, atdhetari dhe profesionalizëm këtë dramë të madhe, duke ringjallur shpresën.

Nevojitet urgjentisht një strategji e qartë dhe efektive që lufton realisht dhe në mënyrë permanente fenomenet që çojnë në braktisjen e vendit nga shqiptarët, duke garantuar së pari standarde të qeverisjes, llogaridhënie demokratike në çdo nivel dhe dëgjimin e zërit të qytetarëve nëpërmjet referendumeve.

Të bashkojmë energjitë për t’i dhënë Shqipërisë drejtimin dhe perspektivën e merituar europiane!

Koha për të ndërtuar Europën në Shqipëri është tani!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptaro-Amerikani26/06/2022 22:07

KY ESHTE PLANI ME DJALLEZOR I CUBRILOVICIT I APLIKUAR NGA TRADHETARI I KOMBIT SHQIPTAR, ESADISTI NEOKOMUNISTE, NARKO-SULLTAN-SATRAPI SOROSIANO-PUTINIST I SURRELIT, DROGAXHIU ORDINER. ANTISHQIPTARI ME FAMEKEQ I TE GJITHA KOHERAVE, EDVIN KRISTAQ RAMA!!! AI PO E SHPOPULLON SHQIPERINE NGA TE GJITHE VOTUESIT POTENCIALISHT KUNDER NARKO-REGJIMIT TE TIJ BANDITESKO-KRIMINAL. AI PO PLANIFIKON QE NE ZGJEDHJET E ARDHESHME TE VOTOJNE VETEM 30% E VOTUESVE SHQIPTARE, NGA TE CILET 60% DO TE JENE PATRONAZHISTE, RILINDAS ORDINERE, ENVERISTE, IDIOTE, ANALFABETE DHE INJORANTE TE PUNESUAR NE ADMINISTRATEN PUBLIKE, NEPER BASHKITE E SHQIPERISE, NEPER MINISTRI, DHE INSTITUCIONET DHE DREJTORITE E TYRE VARTESE, NEPER DREJTORITE ARSIMORE DHE SHENDETESORE, NE POLICI, PROKURORI, GJYKATA, NEPER KOMPANITE FANTAZMA TE OLIGARKEVE DHE KLIENTEVE NARKO-MAFIOZE DHE KRIMINELE TE SHQIPERISE. NDERSA VETEM 40% E KETIJ 30% TE VOTUESVE TOTAL, QE JANE POPULLI OPOZITAR, DHE DO TE VOTOJNE PER OPOZITEN!!! PRA ME KETE PLAN KRIMINAL ANTIKOMBETAR DHE ANTISHQIPTAR, EDVIN KRISTAQ RAMA SIGURON PUSHTETIN E PERJETSHEM DHE ME BEKIMIN E BATON HAXHIUT DHE ALEX SOROS, SHPALLET PASHAI I PASHALLEKUT TE SHQIPERISE, NEN MBRETERINE SLLAVO-SERBE, ME MBRET KRAJLIN E SERBISE ALEKSANDER VUCIQ!!! MOS E BESONI PO DESHET!!!! NGA 10 AUTOBUSE ME 350 TE RINJ DHE TE REJA NGA 22-35 VJEC, PO LARGOHEN CDO MENGJES HERET NGA SHQIPERIA DREJTI GJERMANISE DHE VENDEVE TE TJERA TE EVROPES!!!!! SA ME TE VARFER, SA ME INJORANTE, SA ME ANALFABETE DHE SA ME IDIOTE QE TE JENE NJEREZIT AQ ME TE NENSHTRUAR BEHEN NGA DITA NE DITE NDAJ REGJIMIT KRIMINALO-DIKTATORIAL ANTIPOPULLOR!!!!

Shto koment

Denonco