Berisha: Skandal diplomatik! Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për tu hakmarrë ndaj Bullgarisë

Berisha: Skandal diplomatik! Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për tu hakmarrë ndaj Bullgarisë

22:39, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kreu i PD Sali Berisha ka komentuar në rrjete sociale vizitën dhe deklaratat e Ramës në samitin e Brukselit dhe sulmet e kryeministrit ndaj Bullgarisë.

Berisha thotë se Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për tu hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Më tej kreu i selisë blu thotë se Rama ka bërë sharje prej ordienti dhe një skandal të vërtetë diplomatik.

Statusi i plotë i Berishës
Vuçiç ndërseu Ramën si sharës për t’u hakmarrë ndaj Bullgarisë për dështimin e vizitës së Lavrovit në Beograd.

Miq, dje Edi Rama, vasali Serbomadhit Vuçiç, në një skandal të vërtetë diplomatik, shpërtheu në sharje prej ordineri ndaj Bullgarisë për veton e saj për Maqedonine e Veriut. Duket se përdorimi i gjuhës të padenjë ndaj një vendi mik, Ramës i’u diktua nga padroni i tij, Vuçiç.

E tëra kjo si hakmarrje primitive të këtij të fundit ndaj Bullgarisë për shkak të bllokimit të hapesirës ajrore nga ky vend anëtar i NATO-s për avionin e ministrit të Jashtëm rus, Lavrov dhe për pasojë, dështimit të vizitës së tij në Beograd.

Dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen e padenjë të Edi Ramës dhe keqpërdorimin e tij si sharës me porosi nga padroni i tij, Aleksandër Vuçiç. sb

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco