Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Ofendoi gazetaren/ Mediat bullgare bojkotuan konferencën e Ramës dhe Vuçiç

19:42, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama lëshoi një përrua psikik një ditë më parë në Bruksel, duke ofenduar dhe sharë pa frena.

Komentet e tij sollën reagimin e ashpër të Bullgarisë, ndërkohë që ofendimeve të Ramës nuk i shpëtoi as një gazetare bullgare që po raportonte nga Brukseli. Rama iu turr me fyerje edhe asaj.

“Oh, Bullgaria këtu. Jeni rrëmujë ju djema. Një rrëmujë e madhe dhe jeni një turp teksa mbani peng dy vende të tjera të NATO-s. Nuk pres lajme të mira sot, sepse siç e thashë dje u ngrit optimizmi, por këtu jemi dhe është një ditë e re në Europë, por jo në Bullgari”, i tha Rama gazetares, e cila nuk ishte mësuar me gjuhën e një satrapi lindor.

Disa orë më vonë, Edi Rama doli në një konferencë për shtyp në një format krejt skandaloz, në krah të presidentit serb, Aleksandër Vuçiç dhe kryeministrit maqedonas, Kovaçeski.

Por asnjë media bullgare nuk ishte e pranishme në këtë konferencë.

Nuk dihet arsyeja se pse mediat kishin bojkotuar këtë takim, por gazeta bullgare Tribune shkruan se BNT, BTV, Nova TV dhe BNR kanë të gjitha korrespondentë në Bruksel. Por në konferencë nuk ishte asnjë prej tyre.

Për ironi, Rama vazhdoi të gërricej dhe në konferencën për shtyp pyeti nëse në sallë kishte gazetarë bullgarë, pasi do donte pyetje prej tyre.

Ndoshta ka shpresuar që të vazhdonte fyerjet, siç bën me mediat në Shqipëri, por gazetarët bullgarë nuk ia dhanë këtë shans.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

DEMOKRATI I BAZES24/06/2022 22:35

BESOJ SE TANI E GJITHE EVROPA E MORI VESH SE CILI ESHTE EDVIN KRISTAQ RAMA I VERTETE!! E MORI VESH SE CFARE PO HEQ POPULLI SHQIPTAR NGA KY NARKO DIKTATOR KRIMINEL SOROSIANO-MAFIOZ-PUTINIST DHE MIKU I NGUSHTE I SOROSIANEVE TE QEVERISE SE SHBA!!! JA SE CILIN PO MBESHTET SHBA!!! NESE EVROPA DHE SHBA JANE ME TEPER TE INTERESUARA PER STABILOKRACINE NE SHQIPERI SE SA PER LIRINE DHE DEMOKRACINE, ATEHERE SHTET ME STABILOKRAT SE SA KA QENE SHQIPERIA NEN REGJIMIN KOMUNIST TE ENVER HOXHES, NUK KA QENE KURRE!! NESE EVROPA DHE SHBA KERKOJNE KETO STANDARTE, ATEHERE ME ENVER HOXHEN NE KRYE, SHQIPERIA I KISHTE PLOTESUAR 100% TE GJITHA KUSHTET PER TE HYRE NE NATO DHE NE BE!!!

Shkodran24/06/2022 22:32

Ky, sdi te flas as anglisht,ca i jep vetes!? Skandaloz,i mjere dhe pa ngjyra. Identik si kostumi i tij gri.

Shto koment

Denonco