‘Aministia fiskale e qeverisë deri në 2 mln euro’/ Kaso: Operacion më kriminal pastrimi parash nuk mund të ketë...

‘Aministia fiskale e qeverisë deri në 2 mln euro’/ Kaso: Operacion më kriminal pastrimi parash nuk mund të ketë...

19:24, 24/06/2022
A+ Aa A-

Sekretari për çështjet ligjore në PD, Ivi Kaso ka reaguar ashpër ndaj aministisë fiskale të prezantuar nga qeveria, e cila thotë se individët mund të deklarojnë deri në 2 milionë euro pasuri, duke mos provuar burimet se si e kanë siguruar.

Në postimin e tij në Facebook, Kaso sulmuar ‘hallexhinjtë’ e qeverisë të cilët janë pasuruar nga korrupsioni dhe kanë hall se si do ti legalizojnë nga 2 milionë euro pasuri për kokë.

Sipas Kasos, operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim.

Postimi i plotë i Ivi Kasos:

Ja pra që nuk e paska patur për emigrantët që donin të dërgonin 30 000 £ në Shqipëri e gjoja s'mund ta bënin lehtësisht, por e paska patur për ata "hallexhinjtë" e tjerë... vëllain, motrën, shokun, mikun, shoferin, dashnoren e kujtdo që është pasuruar nëpërmjet keimit e korrupsionit e paskan hallin e madh se si do legalizojnë nga 2 mln € pasuri për kokë. Hall i madh s'ke ç'thua por veç për këto lloj hallesh mendon kjo maxhorancë mbasi s'la hall tjetër pa ju lëshuar në shpinë shqiptarëve! Operacion më kriminal pastrimi parash të pista nuk besoj se mund të ketë, në projektim e zbatim, as në ndonjë vend të botës së tretë e jo më në një vend që aspiron të hapë negociatat për anëtarësim. Shuplakë fytyrës MONEYVAL-it që na ka shpallur tashmë "delja e zezë" e Evropës dhe çdo naivi që ka ndonjë iluzion mbi drejtimin që ka marrë ky vend.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco