Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Mike Pence sulmon Biden/ Ambasada amerikane censuron vizitën në Shqipëri

Mike Pence sulmon Biden/ Ambasada amerikane censuron vizitën në Shqipëri

19:11, 24/06/2022
A+ Aa A-

Nëse do të kërkosh se cili është lajmi kryesor që vjen nga Shqipëria këto 24 orët e fundit, nuk është ndonjë befasi kur të shohësh që nuk bëhet fjalë për Samitin e Brukselit dhe mungesën e hapjes së negociatave.

Lajmi kryesor janë deklaratat e ish-zëvendëspresidentit amerikan, Mike Pence në një takim me komunitetin e muxhahedinëve iranianë në Shqipëri.

Që nga Washington Post, Associated Press, Fox News, Newsweek e me qindra media amerikane dhe botërore i kanë dhënë jehonë komenteve të Pence.

Në fjalën e mbajtur para opozitës iraniane, ish-numri dy i SHBA deklaroi se administrata e sotme e Joe Biden po cenon progresin e asaj që ata kanë bërë për lirinë e Iranit.

Ai deklaroi se Biden ka bashkëpunuar ngushtësisht me Rusinë për programin nuklear të Iranit, ndërsa shtoi se marrëveshja e re do të pasurojë regjimin e korruptuar dhe do të torturojë popullin e Iranit.

Por këto deklarata kaq të bujshme kundër presidentit aktual janë censuruar nga ambasada amerikane në Tiranë.

Ajo nuk i ka bërë aspak jehonë takimit të ish-numrit dy të shtetit amerikan, edhe pse në faqen e saj postohen njoftime nga më të çuditshmet.

Në vend të kësaj, sot janë dy postime që nuk kanë lidhje me vizitën e rëndësishme në Shqipëri. Një prej postimeve është një qëndrim i një zyrtari të ambasadës amerikane në Tiranë për reformën në drejtësi. Po të gjykosh nga mbi 95 përqind e komenteve, e kupton që sa të revoltuar janë njerëzit me këtë reformë të dështuar.

Por nuk është ky thelbi. Skandali është te vizita e Pence në Shqipëri dhe censurimi i saj nga përfaqësia amerikane në Tiranë.

Edhe në faqen e saj zyrtare, as në rrjetet sociale nuk gjen asgjë për këtë vizitë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco