Këlliçi: S’ka më justifikime! Duhet të jemi në ballë të protestave dhe në mbrojtje të qytetarëve

Këlliçi: S’ka më justifikime! Duhet të jemi në ballë të protestave dhe në mbrojtje të qytetarëve

19:11, 24/06/2022
A+ Aa A-

Deputeti demokrat Belind Këlliçi është shprehur se PD ka qenë në një cikël të rithemelimit gjatë muajve të fundit, ndërsa shtoi se tani e tutje nuk do të ketë më justifikime për të dalë kundër Edi Ramës.

I ftuar në Ora News, Këlliçi tha se PD duhet të jetë në mbështetje të qytetarëve dhe interesave të tyre.

Sipas Këlliçit, politika duhet t’i shërbejë qytetarëve në mënyrë që këto të fundit të mos ikin nga vendi.

Këlliçi: Ne kemi qenë  në një cikël të rithemelimit të opozitës dhe jo vetëm të PD-së . A ka marrë kjo kohën mjaftueshëm? Ka marrë pothuajse 1 vit, ka pasur shumë debat. Ne kemi edhe të pakënaqur brenda PD, por e rëndësishme është që ka zgjedhje në PD, vendos vota. Ndërkohë nga ana tjetër ke një repart ushtarak që me patronazhistët së bashku e ka kthyer të gjithë shtetin në një makinë elektorale. Rama mund të jetë ndjerë komod sepse nuk ka pasur një opozitë të vërtetë përballë, por nga ky moment, PD dhe unë personalisht nuk do të kemi justifikime për të thënë që kemi qenë të zënë apo kemi pasur ngarkesë për shkak të punëve tona. Ne duhet  të jemi  në ballë të protestave dhe organizmit të aktiviteteve që është në mbrojtje të interesit të qytetarëve.

Nëse duam të rrimë në këtë vend, politika duhet t’I shërbejë qytetarit. Nëse në këtë vend vazhdojnë të ikin të rinjtë të kualifikuarit e të shkolluarit, do jetë problem i madh. Pastaj nuk duhet të çuditemi nëse do të ketë nevojë për një ligj të dytë të dekriminalizimit, ku personat me precedent penalë i shohim  deputetë e ministra, të cilët I bëri Edi Rama.  Kështu që gjykoj që testin e zjarrit PD dhe opozita do e kalojë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco