Përshkallëzon grevën Dhoma e Avokatisë Durrës, Petani: Do bojkotojmë edhe masat e sigurisë

17:21, 24/06/2022
A+ Aa A-

I ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me Armela Ferkon, kreun e Dhomës së Avokatëve Durrës, Lovral Petani ka folur për grevën e cila la paralizuar gjykatat.

Petani ka theksuar se Dhoma e Avokatisë Durrës do të vijojë bojkotin duke përshkallëzuar grevën e tyre, pasi në datat 27, 28 dhe 29 qershor, kjo dhomë do të bojkotojë edhe ‘masat e sigurisë’, që quhet një përshkallëzim i protestës.

Petani: Pas shumë debatesh, të gjithë avokatët janë skeptikë se mund të gjejnë një gjuhë të përbashkët me këtë komision dhe për këtë arsye ata kërkuar që të bëjmë një reagim me një masë më shtrënguese, duke bërë bojkot për tre ditë, në datat 27, 28, 29 qershor dhe parashikon bojkotimin e të gjitha seancave gjyqësore civile dhe penale, bojkot të të gjitha masave të sigurisë që quhet edhe një masë e përshkallëzuar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Gjykatës së Apelit Durrës. Bojkotimin e të gjitha veprimeve hetimore pranë organeve proceduese të Prokurorisë dhe Policisë në Durrës dhe Kavajë. Si dhe vendosëm shfuqizimin e një liste të avoktatëve kryesisht që të mos kenë ngarkesë profesionale nga ana e gjykatave.

Katër dhoma avokatie që kanë vendosur sot bojkotin, është Durrësi, Shkodra, Korça.  

Në datën 29 është thirrur asambleja e përgjithshme e dhomës kombëtare të avokatisë, ku 91 përfaqësuesit do të marin vendimin përfundimtar se çfarë qëndrimi do të mbajë gjithë dhoma kombëtare e avokatisë dhe të gjithë avokatët në Republikën e Shqipërisë. Pra vendimi i datës 29 do jetë ai vendim i cili do të jetë i detyrueshëm për të gjithë avokatët. Nuk ka asnjë përçarje. Data 29 do të sqarojë që të gjithë avokatët të kenë një qëndrim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco