Lajmi i fundit

Fitorja e të djathtës/ Macron shpërndan Parlamentin francez

Samiti i Brukselit/ Nesho: Liderët e dëshpëruar nuk e duan kontrollin e Europës

Samiti i Brukselit/ Nesho: Liderët e dëshpëruar nuk e duan kontrollin e Europës

15:24, 24/06/2022
A+ Aa A-

Kryeministri bullgar Kiril Petkov në një deklaratë për mediat para fillimit të samitit BE-Ballkan Perëndimor tha se qëndrimi i Bullgarisë sa i përket vetos ndaj Maqedonisë së Veriut nuk do të ndryshojë.

Deklarata e kryeministrit në ikje vjen vetëm 1 ditë pasi deputetët bullgarë miratuan votën e mosbesimit për qeverinë e Petkov.

Nga ana tjetër kryedimplomati I bllokut Josep Borell shprehu rezervat e tij sa I përket votimit me unanimitet të plotë të vendimeve të BE-së.

Presidenti I Këshillit të Europës, Charles Michel tha përpara samitit në Bruksel se prioriteti kryesor I Unionit është të zgjidhet mosmarrëveshja mes Shkupit dhe Sofjes.

Agim Nesho ish-ambasador dhe politikan ishte i ftuar në 'Kafe Shqeto' në Syri Tv për të folur më shumë rreth kësaj teme.

Ndër të tjera, Nesho theksoi rëndësinë e këtij Samiti teksa e quajti atë historik.

"Në fakt ky samit është një samit historik sepse arriti që të hapi si vend kandidad për Moldavinë dhe Ukrainën. Dy vendet të cilat janë në rrezik të një lufte dhe agresioni rus. Eurpopa gjithmonë e më shumë po kompaksohet.

Shtetet europiane po mundoheshin të futeshin dhe të mos krijonin atë hapësirën e zezë brenda gjeografisë evropiane ku influencat e Rusisë dhe Kinës jan shprehur qartë mes politikës së Vuçiç dhe Serbisë në Ballkan. Pra ishte ideja, dashamirësia dhe përkrahja e Europës të bënte një hap të tillë po duket se standardet , procesi i meritokracisë dhe mos plotësimi i 'detyrave të shtëpisë' nuk e bënë të mundur këtë zgjidhje politike. Nga ana tjetër liderat e dëshpëruar autokrat të Ballkanit të cilët shikojnë gjithmonë e më tepër se mundësia e pushtetit të tyre, do jetë më mirë për ta nëse nuk janë në kontroll të Europës. Pse? Sepse gjithë ky korrupsion i madh, inisiativ e drogës, moskontrollim, mosdhënie të llogarisë , ku do të shkojnë? Sigurisht po të futesh në familjen Europiane do të ketë një kontroll, dhe populli do të jetë më afër vendimarrjes", u shpreh Nesho.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco