Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

VIDEO-SYRI TV/ Mblidhet Këshilli për Rregulloren, PD kërkon heqjen e mandatit për Xhaçkën

13:00, 24/06/2022
A+ Aa A-

Këshilli  për Rregulloren, Mandatet  dhe Imunitetin u mblodh për të diskutuar kërkesën e opozitës për heqjen e  mandatit të ministres Olta Xhaçka, por Partia Socialiste kërkoi më shumë kohë për t’u njohur me  dokumentacionin. Deputeti demokrat Saimir Korreshi e cilësoi si një përpjekje për të zvarritur procesin, ndërsa deklaroi se do të marrë pjesë në protestën e 7 korrikut. 

Nga SYRI TV

Këshilli për Rregulloren, Mandatet  dhe imunitetin u mblodh këtë të premte për të fiksuar kërkesën e disa deputeteve demokratë për përfundimin e mandatit të Ministres për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçkës, nën akuzën  se ka shkelur  nenin 70 të Kushtetutës duke përdorur pushtetin për të favorizuar bashkëshortin, i cili  u shpall “investitor strategjik”. Por mbledhja ishte e shkurtër, pasi  socialistët kërkuan më shumë kohë për të shqyrtuar kërkesën  dhe dokumentacionin për  kolegen  e tyre. 

Përfaqësuesit e opozitës e cilësuan këtë kërkesë si një formë për të zvarritur procesin. Një ditë më parë, Partia Demokratike i kërkoi  sërish llogari ministres për tokën shtetërore që ka përfituar bashkëshorti i saj.

Deputeti demokrat Saimir Korreshi akuzoi Kryeministrin se e ka marrë në mbrojtje, ministren e tij. Deputeti demokrat njoftoi  se do t’i bashkohet protestës mbarëpopullore të thirrur nga opozita më  datë 7 korrik. 

Nga ana tjetër, në mesin e një  vere të  nxehtë politike,  deputetët demokratë po bëjnë gati firmat për t’i kërkuar  Gjykatës Kushtetuese t’i heqë mandatin, ministres Olta Xhaçka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco