VIDEO-SYRI TV/ Nëna lezhjane kërkon strehë: Kam 4 të vegjël, nuk kam mundësi ekonomike

12:47, 24/06/2022
A+ Aa A-

Lezhë - Nëna e katër fëmijëve Esterina Medja, kërkon një apartament për të strehuar të vegjlit e saj. Ajo pretendon se bashkia i premtoi se do të merrte apartament në pallatin Nr. 88, tashmë i rindërtuar, por deri më tani nuk i është dhënë një i tillë.

Nga SYRI TV

Esterina Medja nga Lezha është nëna e 4 fëmijëve e cila endet rrugëve për të siguruar bukën për të vegjlit e saj. Sikur të mos mjaftonin vështirësitë ekonomike për të rritur fëmijët e saj, Esterina tregon se prej disa kohësh ka rënë pre e dhunës nga ish-bashkëshorti i saj, me të cilin ndodhët në proces gjyqësor.

Nëna e 4 fëmijëve të mitur kërkon një strehë që të fusë kokën pasi në pallatin 88 ku u rindërtua pas tërmetit, në hedhjen e shortit, emri i saj nuk figuronte askund, gjë për të cilën sipas saj i ishtë premtuar nga ana e bashkisë së Lezhës, pasi ajo thotë se një hyrje është bosh.

Ajo tregon se njërin nga fëmijët e ka të sëmurë ndërsa ka frikën se pronari mund ta nxjerrë jashtë nga banesa ku ndodhet me qira.

Burime nga bashkia Lezhë bëjnë me dije se po rishikohet mundësia që Erestina Medja së bashku me fëmijët e saj të strehohet në pallatin  88 i cili u rindërtua nga shoqata “Jetimët e Ballkanit”, pasi ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit.

Gazetar: M.Marku. Redaktor:J.Hoxhaj. Montazhier: O.Pajo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco